"INSIDE" Qibriti i qibritashëve djegë xhepat e qytetarëve
maqedonia
"INSIDE" Qibriti i qibritashëve djegë xhepat e qytetarëve

"INSIDE" Qibriti i qibritashëve djegë xhepat e qytetarëve

Shkup, 15 dhjetor - Manipulatorët me qibrita sërish kanë pushtuar Ēarshinë e Shkupit me premtimet e tyre të zakonshme se nëse i jepni 100, mund t’i fitoni 200 euro. Loja e tyre i përngjan fushatës parazgjedhore të partive politike, prandaj keni kujdes dhe mos u mashtroni, sepse “topin” nuk do të mund ta gjeni asnjëherë.   Kjo është tema që u trajtua në edicionin e fundit të INSIDE që transmetohet në Zhurnal.mk

Qibritashët funksionojnë si grup  prej mbi 10 personash dhe njëri bëhet kinse ofron të holla për të luajtur, dhe fiton shumë lehtë me qëllim që t’i nxitë të tjerët se sa lehtë mund të fitohen të holla.

Sociologu Skender Iseni këtë fenomen e komenton në mënyra të ndryshme. Ai para se gjithash dyshon se grupi në fjalë ka ndonjë mbështetje nga ndonjë individ brenda Institucioneve në pushtet.

Me qëllim që ju qytetarë të nderuar të mos mashtroheni nga këta qibritashë, për Inside  ka folur edhe një person i cili gjatë viteve të 90ta, rrugëve të Europës është marë me këtë dukuri negative. Ai hollësisht do të na tregojë se nga e ka zanafillën kjo lojë, si organizohen këta qibritashë  dhe si bëhen mashtrimet ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Ekipi INSIDE ditën e premte më 7 dhjetorë doli në terren që në orët e hershme, atëherë kur ky grup fillon të mblidhet dalëngadalë për t’i mashtruar qytetarët kalimtarë. INSIDE zbuloi edhe vendin ku ata mblidhen dhe bëjnë plane si dhe ndajnë fitimin e tyre ditor, e ajo është tek vendi i ashtuquajtur “Xhamat e zi”.    Grupi në fjalë vepron afër shtatores së “Filipit të II” si dhe në hyrje të Ēarshisë së Vjetër.

INSIDE këtë grup e ka vëzhguar fshehtas që opinioni ta ketë edhe më të qartë misionin e tyre dhe mos të bien pre e këtyre manipulatorëve. Atë ditë INSIDE fshehtas zbuloi organizimin dhe mënyrën e lojës, ku qartë vërehen se në afërsi ka edhe bashkëpunëtorë të tyre të cilët ruanin si “sigurim fizik”, si psh këta dy persona dhe të tjerë anash. Inside kapi momentin ku këta mashtrues ia vodhën një vajze të moshës së re 3000 denarë, dhe më pas që ajo të mos krijoj zhurmë, ata e larguan vajzën në fjalë dhe u bën kinse ska ndodhur asgjë. 

Pas kësaj ndodhie, INSIDE kërkoi prononcim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme se ēfarë ka ndërmarë ky institucion për ti sanksionuar këta persona që për ēdo ditë plaēkitin qytetarët.
Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Brendshme për INSIDE ishte kjo:
“Lidhur me kërkesën tuaj deri te sektori për marrdhënie me publikun dhe ēështje strategjike, ju informojmë se Sektori për punë të brendshme Shkup ka marë masa dhe aktivitete me qëllim të gjetjes së personave që luajnë bixhoz dhe lojëra të tjera të fatit, të cilat janë të ndaluara, pas ēka të njejtit do të dënohen në përputhje me nenin 25 nga Ligji për shkelje të rendit publik” , thonë nga MPB.

Por ēfarë parasheh neni 25 i ligjit në fjalë? “Ai i cili luan bixhoz ose lojë tjetër të fatit që është e ndaluar, do ti shqiptohet gjobë me lartësi prej 200 deri më 500 euro në denarë”.

Sa e zbatoi policia përgjigjen e dhënë për Inside? Më 12 dhjetor, e mërkurë, ekipi i Inside përsëri doli në vendin e njejtë sikur para disa ditëve. Ajo që u vërejt ishte se dy punonjë të policisë kapën një nga qibritashët dhe sipas asaj që shihet në inēizimet tona, polici i’a mer të dhënat personit fjalë si dhe tavolinën ku luajnë me kutia qibriti, por qibritashin e lëshuan.

Policët u nisën në një drejtim bashkë me tavolinën në dorë. Grupi i qibritashëve, nuk u dorëzuan por i përcollën policët se kah po shkojnë ata. Pas tyre, normalisht u nis edhe kameramani ynë. Ajo që u vërejt pas disa minutave, është se policia nuk ua konfiskoi tavolinën, por vetëm e fshehu atë. Qibritashët e gjetën prap tavolinën, dhe të lumtur kthehen në vendin ku veprojnë.

Kur njerëzit mashtrojnë, ato mpakin vetveten, kërcënojnë vetëvlerësimin e tyre si dhe marrëdhënien me të tjerët, duke përcaktuar kështu paaftësinë për t’ia dalë dhe paaftësinë për të qenë të vërtetë.

Të gjithë e dimë se një mashtrues qibritash është një person i parritur dhe lëndues. E dimë gjithashtu, se duhet t’i qëndrojmë larg. Por ato kanë një aftësi të ēuditshme për t’i sjellë njerëzit përsëri aty ku duan. Qibritashët kanë karakter manipulues.

Ato mund të të bindin për gjëra, të cilat ti e di që nuk duhet t’i besosh. Qibritashët janë njerëz thellësisht të trashë – por që kanë fuqinë tu a hedhin. MOS I LEJO.

Më poshtë e mund të shikoni emisionin e plotë:

© ZHURNAL 15.12.2018, 09:24 | B.M. | 8,113 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."