Paraqitet në sallë ushtari Luan Haradinaj, të gjithë në këmbë!
kosova
Paraqitet në sallë ushtari Luan Haradinaj, të gjithë në këmbë!

Paraqitet në sallë ushtari Luan Haradinaj, të gjithë në këmbë!

Prishtinë, 14 dhjetor - Kryetari Kuvend të Kosovës, Kadri Veseli fjalimin në ceremoninë për Ushtrinë e Kosovës e nisi duke e uruar së pari Rifat Jasharin, vëllain e Komandatit Legjendar, Adem Jasharit. “Baca Rif urime Ushtria e Kosovës”, tha Veseli pastaj ai iu drejtua me një urim të posqaçëm kadetëve, duke i njoftuar të pranishmit në sallë me djalin e heroit, Shkelzen Haradinajn, Luan Haradinajn, i cili është pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës.

“Për ata që nuk e dijnë ky është Luan Haradinaj”, tha Veseli dhe në këtë moment e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje dhe u ngritën në këmbë. Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij Veseli tha se kjo ditë kujtohet me krenari nga brezat e ardhshëm. “Sot ditëlindjeve të mëdha të kombit tonë po iu shtohet edhe një ditëlindje e madhe, diëlindja e Ushtrisë së Kosovës”, potencoi Veseli. Ai përmendi edhe historinë e Kosovës, duke kujtuar Lëvizjen e Rezistencës Paqësore në vitet e 90-ta dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Në rrjedhën e ndryshimeve tona historike një gjë ka qenë gjithmonë konstante ne jemi pjesëtar të një kombi, i cili gjatë tërë ekzistencës së tij asnjëherë nuk sulmoi askë.”, deklaroi Veseli. Ai shtoi se krejt çfarë deshi Kosova është të mbrojë dinjitetin dhe lirinë e saj.

“E ardhmja e afërt do ta konfrimojë drejtësinë e plotë për kauzës sonë çlirimtare dhe gjithë atyre bashkëluftetarëve që bartën mbi supet e tyre këtë kauz. Ne besojmë tek drejtësia sepse ne kemi luftuar vetëm për dretësinë. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e drejtë të historisë, prandaj e ardhmja e jonë është e sigurtë dhe ka vetëm një emër në integrimin në fammiljen euroatlantike ”, tha Veseli.

Ai falënderoi edhe bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën që i dha Kosovës në shtetformim. Kuvendi i Kosovës sot me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Paraprakisht janë miratuar edhe tri ligjet për FSK-në, ligji për Ministrinë e Mbrojtes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri.

© ZHURNAL 14.12.2018, 18:43 | B.L. | 17,968 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."