ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Bota
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi

Depërtimi i forcave turke pasoi në Afrin pasoi vetëm një ditë pasi që ushtria turke filloi sulmet ajrore kundër Njësive kurdë për Mbrojtjen e Popullit në këtë rajon, njësi këto të cilat gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siri-480x295.jpg

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim , deklaroi sot se forcat turke kanë hyrë në provincën Afrin, në Siri, kanë raportuar agjencitë e lajmeve.

Depërtimi i forcave turke pasoi në Afrin pasoi vetëm një ditë pasi që ushtria turke filloi sulmet ajrore kundër Njësive kurdë për Mbrojtjen e Popullit në këtë rajon, njësi këto të cilat gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët, zyrtarët turqë njoftuan se kryengritësit kurdë nga Siria kanë shkrepur katër raketa përtej kufirit, në drejtim të qytetit turk, Kilis, me ç’rast është plagosur një person. Me këtë rast janë qëlluar dy shtëpi, ndërsa artileria turke është kundërpërgjigjur me zjarr. Në anën tjetër, njësitë kurdë kanë theksuar se forcat turke kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Afrin, por se ato janë zmbrapsur nga luftëtarët kurdë.

Yildirim tha se qëllimi i forcave turke është që të krijojnë një zonë të sigurisë me perimetër 30 kilometra dhe shtoi se Rusia nuk e ka kundërshtuar operacionin e forcave turke në Afrin. Në anën tjetër, ushtria turke ka njoftuar se gjatë sulmeve ajrore në Siri janë qëlluar 108 caqe të luftëtarëve kurdë.

Në komunikatën e ushtrisë u qartësua se ushtria turke ka sulmuar pozicionet e tri grupeve kurde, ato të Partisë së Punës së Kurdistanit, të Partisë së Unionit Demokratik dhe të Njësive për Mbrojtjen e Popullit. Në Uashington, një zyrtar i Stejt Departmentit amerikan deklaroi se nëse lajmet për sulmet turke në Afrin janë të sakta, atëherë ky operacion do të rrezikojë stabilitetin rajonal dhe nuk do të ndihmoi për të mbrojtur kufijtë e Turqisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.01.2018, 15:18  | T.E. | 15,548 i lexuar

 

 

 

ASH për Zhurnal Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk mund të ketë falje për "27 prillin"

Shkup, 15 tetor - Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në Kuvend u shpreh i gatshëm të fal për ngjarjet e “27 prillit”, edhe përkundër faktit që siç tha ai, kjo ka një çmim dhe ai është i gatshëm ta paguaj atë çmim për të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.

“Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve, tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas neve, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Ana e djathtë e sallës (opozita) ti shtrijë dorën anën së majtë (shumicës) kolegët e anës së majtë ti shtrinë dorën atyre të anës së djathtë. Tani është momenti i shkëlqyeshëm që të falim dhe të pajtohemi. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtimet për ngjarjet që ndodhën më 27 prill”, tha Zaev.

Ndaj këti fjalimi të kryeministrit ku ofroi falje për 27 prillin, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët ku lideri i tyre Ziadin Sela natën e 27 prillit ishte pothuajse i "vdekur" nga sulmet e dhunuesve që hyrën në Kuvend.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal shprehet se Kryeministri nuk mund të jetë mbi institucionet dhe të ofron falje për 27 prillin. Ai thotë se Zaev është kryeministër i vendit e jo mbret i tij.

"Nuk e di kryeministri a ka pasur ndonje hall apo sherr privat apo familjar me 27 prill që po shtron dorën e pajtimit. Nëqoftëse  fjalen e ka për ngjarjet e 27 prillit në kuvend, ai nuk eshte mbi institucionet, mbi drejtsine, është i zgjedhur kryeministër i vendit dhe jo mbret i tij", kanë theksuar për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nga Aleanca për Shqiptarët.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 13:23  | T.E. | 339 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.