« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
Analiste.jpg

Shkup, 20 janar - Moskordinimi dhe mosbashkëpunimi i partive shqiptare për çështje vendimtare-kombëtare, i ka shndërruar ata në statistikë dhe maqineri votuese në parlament, thonë njohësit e rrethanave politike në vend. 

"Diskutimet e deputetëve, anëterë të Komisioneve të Parlamentit, flet shumë për nivelin intelektual dhe kapacitetin profesional të tyre. Shqiptarët bëhen të gjallë vetëm për tema politike, të cilat i han pazari politik. Deputetët shqiptar, me ndonjë përjashtim të vogël, nuk përgatiten për Seanca plenare dhe nuk diskutojnë. Partitë shqiptare veprojnë si sulltan parti, ku vetëm koordinatori i grupit parlamentar ka të drejtë- nga sulltani të flasë", vlerëson për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, njohës i zhvillimeve politike.

Nu kemi degjuar, shton mëtej ai, asnjëherë një projekt ekonomik, për çështje të bujqesisë dhe njëmijë çështje të tjera përveç atyre politike. 

"E gjithë kjo vjen si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të vlerave. Komisionet Parlamentar kanë nevojë për profesionistë të dëshmuar dhe jo për militantë partiakë, të cilët në përballje me kuadro profesionistë të pales tjetër tregohen inferior dhe të dëmshëm për postin që e mbanjnë", tha Pollozhani.

Ndërkaq, analisti Qenan Aliu thotë se gjatë historikut afro tre dekadësh të parlamentarizmit në Maqedoni, mbase ka patur dke aktualisht ndonëse ka depuet aktiv nga rradhët e partive shqiptare, por duhet tu themi troç se jo të gjithë janë aktiv dhe në nivel të detyrës.

"Funksioni i deputetit kryhet profesionalisht që do të thotë për ushtrimin e detyrës meret pagë mujore e majme dhe benefite tjera nga paratë publike, dhe të mos qenurit në nivel të dteryës dhe aktiv, jovetëm se është gjynah por është ehde keqpërdorim ordinerë i besimit të votuesëve. Madje duhet tjua themi troç se shum kush nga ta as që i lexojnë materialet që po shqyrtohen nëpër komisionet amë dhe në seancat plenare ose ate shqyrtim e bëjnë në mënyrë akrobative", thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Ai potencon se deputetët shqiptar asnjëherë nuk kanë shfyrtëzuar bllokimine foltores për diskriminime gallopante të shqiptarve.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Sabaudin Zhuta thekson se kurr nuk ka qënë më e degraduar ose ndryshe më i devalvuar angazhimi dhe obligimi i marë i deputetit shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë. 

"Thjesht, pa përjashtime partish politike; ato jan shëndrruar në maqineri votuese dhe asgjë tjetër. Nëse do të bëja përjashtim një përjashtim, ai do të jetë z.Talat Xhaferi- Kryetari i Parlamentit i cili bën maksimumin e mundshëm të punës. Kam përshtypje se as dhe një perqindje e vogël din emrat e deputetëve shqiptar në këte parlament. Më e keqja është se pjesa e madhe e tyre kan shkëput të gjitha kontaktet me bazën. Ato po sillen ashtu sikur çdo gjë në shoqërin tonë ësht më së miri", theksoi për Zhurnal, Sabaudin Zhuta, profesor universitar. 

Sipas tij, askush nuk merret me çëshjen e decentralizimit, ndarjen e buxhetit, problemet nëpër spitale, kulturën e lënë ad acta, sistemin e devalvuar arsimor e shum e shum çështje tjera me interes vital për zgjedhësit e tyre. Ca të tjerë kan probleme me vetveten etj.etj.

"Do ta ironizoj me gjumin dimëror, shpejt na vjen pranvera e ndoshta iu del gjumi", shprehet profesor Zhuta.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.01.2018, 22:45  | D.J. | 7,167 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.