ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedonisë

Cipras dhe Zaev i përkasin një gjenerate, duken politikanë të moderuar dhe që kanë vizion se si ti tejkalojnë situatat e ndërlikuara.

davos_2018.jpg

Shkup, 20 janar - Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet nga 23 deri më 26 janar në Davos, Zvicër, jozyrtarisht  Zhurnal mëson se kryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe ai Greqisë, Zaev dhe Cipras më 24 janar do të kenë një takim dypalësh në të cilin takim do të shoqërohen edhe nga shefat e diplomacive të dya vendve.

Nga Qeveria e Maqedonisë nuk deshën ta konfirmojnë, por as që e dematuan këtë informacion. "Ende nuk janë përcaktuar detajet rreth kësaj teme", thanë shkurtë për Zhurnal nga Qeveria.

Analisti politik, Urim Saliu thotë se të gjitha perspektivat e Maqedonisë mvaren nga ndryshimi i emrit.

"Pa të s'mund të lëvizë, madje as të ëndërrojë se mund të bëjë një hap përpara. Midis dy vendeve Greqia në këtë rast mund të presë, por për Maqedoninë është ndezur drita jeshile.Edhe vizita e kreut të Aleancës z.Stoltengerb ishte në vijë të kësaj. Ai e tha qartë dhe prerë se për Maqedoninë nuk ka plan B.Emri patjetër të ndryshohet dhe ky moment ka ardhë tashmë. Për secilin shtet mund të ketë qëllime tjera në Forumin e Davosit, por për Maqedoninë ka edhe një gjë më shumë .Përveç Forumit ekonomik botërorë është edhe një mundësi që Zae dhe Cipras të flasin prerazi për emrin. Për Maqedoninë edhe zgjidhja edhe moszgjidhja e emrit do të thotë fund. Në të parën është fundi i një izolimi ndërsa në të dytën është fundi i një ëndrre euroatlantike dhe integruese", thotë Saliu për Zhurnal.

Sipas tij, Cipras dhe Zaev i përkasin një gjenerate, duken politikanë të moderuar dhe që kanë vizion se si ti tejkalojnë situatat e ndërlikuara.

"Por akoma më madhështore mund të bëhet veprimi i tyre politik nëse i  japin fund problemit me emrin , në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Maqedonia e ka edhe shansin e dytë, shansin e ri që ose do ta dërgojë vendin drejt një stabiliteti , drejt një perspektive, ose do t'a rrënojë ose më saktë do ta fundosë  atë", vlerëson Saliu.

Liderët emëdhënj, shprehet ai, janë për të tilla situata të mëdha .Ky është rasti që Zaev ta dëshmojë nëse është politikan i përmasave të mëdha apo do fundoset si paraardhësit e tij politik që edhepse e dinin se duhej dhënë fund cshtjes së emrit, atë e shfrytëzuan për qëllime kinse patriotike duke e izoluar vendin.

Nga ana tjetër, studiuesi Sulejman Abazi thekson se bllokimi që i ka bërë Greqia-Maqedonisë në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit për emrin, ka bërë që për 14 vjet me radhë, Maqedonia rezulton e përjashtuar në pjesmarrjen e saj në këtë ngjarje botërore. 

"Nuk ka dyshim që takimi Zaev-Cipras në Davos do të ketë në fokus temën më delikate, atë të emrit të ardhëshëm të Maqedonisë, duke pranuar koncensusin e palëve. Deri këtu nuk shikojmë ndonjë gjë të vecantë dhe në aspektin diplomatik, ky është një veprim normal, në vijim të bisedimeve të mëparëshme. Takimi i tyre tashmë është një fakt i paracaktuar të ndodh. Ky veprim diplomatik nuk ka gjasa të ketë lidhje me klimën e takimit, përvec faktit që në këtë samit, do të jenë të pranishëm edhe nënpresidenti amerikan Joe Biden, Sekretari i Shtetit John Kerry, të dy të interesuar në mbarëvajtjen e takimit, për shkak të ftesës që ka marrë Maqedonia për samitin e NATO-s në korrik të këtij viti. Problemi shtrohet cfarë kanë në axhentë të dy kryeministrat për të shkëmbyer, në varjantin e emrit të mundshëm të Maqedonisë. Për një gjë jemi të bindur. Takimit i kanë paraprirë negociata të tjera, të cilat kanë dhënë mesazhe pozitive", theksoi për Zhurnal, Sulejman Abazi, studiues. 

Ai potencon se vota e Greqisë për antarësim në NATO është “çelsi” që hap derën e Aleancës për Maqedoninë. 

"Urojmë që Zajev dhe Dimitrov, para se sa të përballen në palën greke, të kenë marrë më përpara pëlqimin e palës shqiptare në qëndrimin unik të Shkupit. Radha do t’i vijë në këtë cështje edhe kërkesës për votën “pro” të Tiranës.  Vullneti politik i palëve për respektimin e statusit dhe bashkëjetesën, duhet të jetë treguesi i parë dhe më i kërkuar", potencon Abazi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.01.2018, 21:00  | D.J. | 3,231 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.614 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.