Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
maqedonia
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament

Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament

Shkup, 20 janar - Pagat për harxhime udhëtimi të deputetëve, por dhe funksionarët tjerë, do të jenë më të ulta për 30 përqind nga pagat për harxhime udhëtimi që kanë pranuar deri më tani, njofton Zhurnal.

Procedura parlamentare për të "jetësuar" këtë rregull fillon javën e ardhëshme në komisionet parlamentare ku do të shqyrtohen dy ligjet që i propozoi LSDM-ja, me të cilat shteti nuk do të paguaj nga 30 për qind nga çmimi i një litri karburant për çdo kilometër të kaluar, por 20 për qind.

Sipas propozim ndryshimeve të ligjit të inicuara nga LSDM-ja vlerësohet se kjo përqindje është e lartë dhe pas sjelljes së ligjeve ata do të propozojnë ulje edhe për 5 për qind.

Si masë shtesë përmendet edhe detyrimi i çdo deputeti të dorëzojë vërtetim se pagesën rrugore e ka kryer me kartelën e vet bankare. 

Me këtë, thotë deputeti Tomisllav Tuntev për TV Telma, do të zvogëlohen mundësitë për keqpërdorim të pagesës për harxhime të udhëtimit, gjë që nuk ka qenë dukuri e rrallë gjatë viteve të kaluara. 

Për shkak të këtyre dhe llojeve tjera të keqpërdorimeve, nga buxheti shtetëror harxhohen shuma të larta.

© ZHURNAL 20.01.2018, 19:00 | D.J. | 1,894 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."