ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Video » Rroga harxhohet për dy javë, qytetarët të zhytur në kredi

Në vitin 2017 njerëzit në Maqedoni, nga bankat kanë marrë hua pothuajse 2,5 miliardë euro. Në krahasim me 2016-tën, të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se shuma është më e lartë për gjithsej 200 milionë euro.

para-denare_1499161134-9275326.jpg

Shkup, 20 janar - Në vitin 2017 njerëzit në Maqedoni, nga bankat kanë marrë hua pothuajse 2,5 miliardë euro. Në krahasim me 2016-tën, të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se shuma është më e lartë për gjithsej 200 milionë euro. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kjo gjendje tregon se njerëzit gjithnjë e më shumë janë të varur nga kredia, sepse shumë vështirë ia dalin me rrogat e tyre mesatare. Edhe pse Enti Shtetëror për Statistikë publikon rritje minimale të rrogave mesatare, qytetarët me të cilët bisedoi TV 21, thonë se mezi e kalojnë muajin.

“Çfarë do të bëjmë me 3-5 mijë? Mos dashtë Zoti edhe të kesh fëmijë të vegjël, nuk mund as në mjek të shkoni me ato të holla, e mos të flasim për gjëra të tjera.”

“Me të ardhurat që i marrim tani, vetëm mund t’i paguajmë faturat dhe kaq.”

“Me çfarë t’i paguajmë faturat për rrymën, ujin? Çfarë mund të bësh me 100 euro?”, u shprehën disa qytetarë.

Në minus më të madh, janë qytetarët që kanë marrë kredi konsumuese, pastaj ata me kredi banimi, kurse në vendin e tretë janë huamarrjet nga bankat për blerjen e makinave.

BPRM:

Kredi konsumuese – 1,8 miliardë euro

Kredi banimi –  500 milionë euro

Kredi për makinë – 10 milionë euro

Qytetarët kanë borxhe edhe në bazë të kartelave kreditore – madje 200 milionë euro, kurse për mbulimin e minusit të llogarive rrjedhëse kanë borxhe në vlerë prej 96 miliona eurosh.

“Sipas disa ekspertëve gjendja bëhet alarmante dhe debitori gjithnjë e më rëndë i kthen të hollat e marra. Ata propozojnë që të aplikohen rregullat nga vendet evropiane perëndimore, me çka do të mund të shpallet bankrot personal. Në atë mënyrë kreditori do të ketë mbrojtje më të madhe dhe mundësi për t’i kthyer paratë e dhëna.”

Rritja e rrogave në vend, ishte një nga premtimet më të zëshme parazgjedhore të pushtetit aktual. Vetë kryeministri Zaev, gjatë mitingjeve të partisë së tij, thoshte se deri në fund të mandatit të tij 4-vjeçar, rroga mesatare do të arrinte deri në 30.000 denarë, kurse ajo minimale deri në 16.000 denarë. Këto shuma do të mund t’i zvogëlojnë huamarrjet e qytetarëve në bankat komerciale. Por, duke i shikuar gjërat nga kjo perspektivë, shumica e ekspertëve konsiderojnë se premtimet e këtilla janë tejet optimiste.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.01.2018, 18:37  | D.J. | 2,514 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | D.J. | 319 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.