ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
« Implementimi i ligjit të gjuhëve » Mustafa: Kuadri që do të zbatojë ligjin, duhet trajnuar
a_1.jpg

Shkup, 20 janar - Votimi përfundimtar në kuvend i ligjit të gjuhëve, do ti hapë rrugë përdorimit më të avancuar të gjuhësh shqipe në të gjitha institucionet.

Kjo do të thotë, edhe përgatitje të kuadrit që do ta zbatoj përdorimin e gjuhëve në praktikë. Për zbatimin e drejtë të ligjit, do të formohen dy institucione të vecanta, Agjencia për zbatimin e gjuhëve dhe  inspektorati për përdorimin e gjuhëve. Për implementiin në praktikë të ligjit nevojitet një armatë e tërë përkthyesish profesionistë, linguistë e lektorë. 

Ekspertët e gjuhës, thonë se aktualisht mungon kuadri profesional, që do të angazhohej për implementimin e ligjit në praktikë. 

Albanologu Avzi Mustafa, thekson se kuadri që do të punësohet nëpër institucione shtetërore, përveç gjuhës shqipe duhet që të zotërojnë mirë edhe gjuhën maqedonase. Por mbi të gjitha, të gjithë ata që do të punësohen në dy institucionet e reja që duhet të kontrollojnë zbatimin e drejtë të ligjit, duhen trajnuar paraprakisht.

“Kuadri i cili duhet të punësohet në zbatimin e këtij ligji, unë mendoj se nuk është i përgaditur në mënyrë adekuate, për arsye se kjo nuk do të thotë se gjithkush që ka kryer gjuhën dhe letërsinë shqipe është i aftë për të bërë përkthim apo lekturë. Puna e përkthyesit dhe e lektorit është punë zanati që gjithsesi te ato kandidatë të cilët do të inkuardohen së pari duhet të kenë një njohuri gjuhësore nga gjuha shqipe, po ashtu do të duhet të kenë njohuri edhe nga maqedonishtja, për arsye se do të bëjnë përkthim nga njëra gjuhë në tjetrën”, thotë për MTV2, Avzi Mustafa, albanolog, transmeton Zhurnal.

 Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Në afat prej 6muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe 1.000-1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.

 Por edhe përkundër detyrimit ligjor dhe dënimeve të parapara për mospërdorimin e shqipes nga institucionet, më e rëndësishmja është pikërisht që gjuha shqipe, të flitet e shkruhet sipas standardit, nga vetë të punësuarit shqiptarë që do të përkujdesen për përdorimin e saj në praktikë. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.01.2018, 18:17  | D.J. | 1,491 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<