ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Sela sulmon Ahmetin nga Gostivari
333766.jpg

Shkup, 19 janar - Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbrëmë ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit.

Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe hapjen e ASH-së për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.

Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.

Sela madje ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision "200" në Alsat-M ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.

"Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte krah për krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan himnin kombëtar", ka deklaruar Sela.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.01.2018, 09:46  | Xh.I. | 6,357 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<