Hetim edhe në Itali kundër Samsung dhe Apple për ngadalësim të programuar të pajisjeve
teknologji
Hetim edhe në Itali kundër Samsung dhe Apple për ngadalësim të programuar të pajisjeve

Hetim edhe në Itali kundër Samsung dhe Apple për ngadalësim të programuar të pajisjeve

Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorit në Itali, njoftoi sot fillimin e një hetimi kundër gjigantëve të elektronikës Samsung dhe Apple për vjetërim të programuar, transmeton balkanweb.com.

“Dy kompanitë dyshohet se kanë aplikuar një politikë tregtare të përgjithshme që synon shfrytëzimin e mangësive të disa përbërësve për të reduktuar në kohë performancën e produkteve të tyre që të nxisin konsumatorët të blejnë versione të reja”, shpjegoi Autoriteti në një komunikatë.

Nga ana tjetër, në Francë, prokuroria e Parisit ka hapur në 5 janar një hetim paraprak për vjetërim të programuar dhe mashtrim kundër “Apple”.

 

Kompania kaliforniane, që tregton çdo vit një model të ri të telefonave të tij, është shënjestruar gjithashtu nga ankesa në SHBA dhe Rusi, shkruan ata.

© ZHURNAL 19.01.2018, 09:16 | Z.H. | 1,003 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."