ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Mbështeten reformat në arsim, kërkohet përdorimi i abetares së unifikuar

Reformat të cilat janë pjesë e debatit në sferën e arsimit fillor përkrahen edhe nga LASH-i, mirëpo nga kjo organizatë bëjnë të ditur se ata nuk janë ftuar të marrin pjesë në Komisionet që do të vendosin për reformat.

images_6.jpg

Shkup, 19 janar - Reformat të cilat janë pjesë e debatit në sferën e arsimit fillor  përkrahen edhe nga LASH-i, mirëpo nga kjo organizatë bëjnë të ditur se ata nuk janë ftuar të marrin pjesë në Komisionet që do të vendosin për reformat.

Dardhishta kërkon nga MASH, që edhe përfaqësues nga ky organizëm të jetë i përfshirë nëpër komisionet punuese për reforma në arsimin fillor.

Sipas Kryetarit të LASH-it, kërkesa,  për të mos mbingarkuar nxënësit, kanë qenë të kahmotshme. Por sipas tij,  në shkolla  ka numër  të madh të nxënësve, andaj është pikpyetje se si do të relizohet pushimi prej 15 minutave. 

Dardhishta thotë se nevojitet gjithashtu që  klasat të pajisen edhe  me mjete mësimore  si bazë referuese për zhvillim bashkëkohor të procesit mësimor.

“Paralele me më pak se 20 nxënës se si e kanë menduar. Brenda klasën shkollat tona si objekte nuk kanë mësojtore të mjaftueshme për çdo shkollë, duhet edhe një shkollë tjetër pastaj mjetet mësimore, kushtet sepse nxënësit duhen të ulen të pushojnë dhe në vend të një mësonjtore duhet të kemi dy mësonjtore” – tha Kryetari i LASH it, Nuhi Dardhishta.

Vendimi që të mos jenë prioritare lëndët sipas Programit të Kembrixhit përkrahet nga LASH, perveç asaj qe kjo organizatë kërkon që abetarja të mësohet si më herët, kërkesë shtesë është që edhe Abetarja e unifikuar të përfshihet në kuadër të klasës së pare.

“Kur të bëhet përzgjedhja prej tre librave dhe të ndryshohet ligji për tekste shkollore do të jetë shumë më mire ne kërkuam që nga klasa e pare të mësohet edhe abetarja, sepse me programin e tanishëm mësohen disa shkronja në shqip dhe abe në maqedonisht” – u shpreh Kryetari i LASH it, Nuhi Dardhishta.

Ndërkohë nga MASH  bënë të ditur se kanë parashikuar zvogëlimin e numrit të nxënësve në klasa dhe kjo mbetet  për një faze të mëvonshme.

Në shtator parashihen pilot projekte në disa shkolla për klasën e pare dytë dhe tretë,  qëllimi i cilave do jetë të ulet mbingarkesa e nxënësve, të reduktohen testimet, të mos ketë më shumë se katër orë në ditë dhe të mos ketë detyra shtëpie.

Ndryshimet e parapara kanë për qëllim që planprogramet mësimore të jenë adekuate për moshën e nxënësve. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.01.2018, 18:16  | D.J. | 2,236 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | D.J. | 319 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.