Bieber në pushime me nënën e tij
showbiz
Bieber në pushime me nënën e tij

Bieber në pushime me nënën e tij

Justin jo vetëm që është pajtuar me nënën e tij, mirëpo po kalojnë kohë të kënaqshme së bashku Ai dhe nëna e tij Pattie Mallete janë duke pushuar së bashku, që është një gjë shumë e madhe. Ata nuk kanë pasur marrëdhënie të mira për vite, dhe vetëm tani kanë filluar ribashkimin. Bazuar në fjalët e Patties kjo po shkon shumë mirë, shkruan rtv21.tv. Ajo e postoi një fotografi dhe shkroi: “Jam shumë krenare për këtë djalosh të mrekullueshëm që je bërë, dhe po bëhesh. Askush nga ne nuk është i përkryer dhe as që do të jetë (kështu që do të na nevojitet durim për njëri tjetrin), por rritja e lidhjes tënde me Jezusin është e qartë në zgjedhjet që po I bën çdo ditë. E admiroj karakterin dhe integritetin tënd”. Prej që ka anuluar turnenë e tij për qëllime fetare, Justin është ribashkuar me Selena Gomezin, dhe tani nënën e tij.

© ZHURNAL 19.01.2018, 16:45 | Z.H. | 3,984 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."