Deputetët thërrasin qytetarët të konsumojnë produktet vendore
kosova
Deputetët thërrasin qytetarët të konsumojnë produktet vendore

Deputetët thërrasin qytetarët të konsumojnë produktet vendore

Prishtinë, 9 nëntor - Klubi i Prodhueseve të Kosovës me një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, vizituan sot marketin Plus Center. Ata, sipas njoftimit për media, u informuan nga afër rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, në veçanti me një pjesë të këtij ligji, me të cilin parashihet vendosja e flamujve të vendit të origjinës afër produkteve, e që ka për synim informimin më të mirë të qytetarëve me prejardhjen e produkteve.

Pronari i Plus Center, Sylejman Neziri, i njoftoi ata për problemet me të cilat janë ballafaqohen. Ai njëkohësisht tha se masa e vendosjes së flamujve të vendit të origjinës pranë produkteve është dashur të ndodhte shumë më herët.

Deputetja, Sala Berisha Shala sqaroi se neni që i obligon shitësit të vendosin flamujt do të fillojë së zbatuari në fund të dhjetorit të këtij viti dhe i ftoi qytetarët që të konsumojë prodhime vendore.

Deputet vazhduan vizitën e tyre edhe në OxaGroup, në fabrikën e përpunimit Tefik Çanga, ku u njoftuan me procesin dhe sfidat e prodhimit. Naser Hoxha, pronar i OxaGroup tregoi për konkurrencën jolojale dhe sfidat e prodhimit në Kosovë.

Deputetët i morën parasysh këto probleme dhe ofruan mbështetjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në shqyrtimin e tyre dhe siguruan në mbështetjen e vazhdueshme për zhvillim të sektorit të prodhimit.

© ZHURNAL 09.11.2018, 15:05 | Xh.I. | 1,062 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."