Tre pjesëmarrësit më fatlumë të lojës shpërblyese të EVN fituan iPhone 8
maqedonia
Tre pjesëmarrësit më fatlumë të lojës shpërblyese të EVN fituan iPhone 8

Tre pjesëmarrësit më fatlumë të lojës shpërblyese të EVN fituan iPhone 8

Shkup, 9 nëntor - Loja shpërblyese e EVN për promovim të e-fatuës përfundoi me tërheqjen e fituesve fatlumë të 3 celularëve iPhone 8. Stojanova Nadica nga Shtipi, Aleksandar Coniq nga Kumanova, Stamçevski Stojançe nga Shkupi janë pjesë e mijëra konsumatorëve të cilët nga 24 shtatori deri 31 tetori për herë të parë u regjistruan për pranim të faturës elektronike përmes faqes www.evnonline.mk, por që kishin më shumë fat në këtë lojë shpërblyese.

Tërheqja e fituesve u bë në hapësirat e MMS Komunikacii Maqedoni, përmes një softueri special të krijuar i cili bëri tërheqje të rastësishme të tre fituesve. Për qëllim të ndjekjes së procesit, u formua komision i përbërë nga 3 anëtarë. Fituesit e iPhone 8 janë të shpallur në evnonline.mk.

Loja shpërblyese u organizua në kuadër të promovimit gjithëpërfshirës të onlajn shërbimeve të EVN. Ky promovim e rriti interesin tek konsumatorët që t’i shfrytëzojnë volitshmëritë që i ofron shërbimi e-faturë, ndërsa këto volitshmori janë pranim i sigurt dhe në kohë i faturave për energji elektrike të konsumuar dhe shmangie të pritjes në rradhë në sportele. EVN edhe më tej qëndron e përkushtuar në krijimin e shërbimeve për lehtësim të pranimit dhe pagesës së faturave për energji elektrike të konsumuar.

© ZHURNAL 09.11.2018, 15:47 | Xh.I. | 1,537 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."