Nazmi Maliqi- politikani kumanovar që në vitet e 90-ta në NATO alarmoi çështjen e Kosovës
maqedonia
Nazmi Maliqi- politikani kumanovar që në vitet e 90-ta në NATO alarmoi çështjen e Kosovës

Nazmi Maliqi- politikani kumanovar që në vitet e 90-ta në NATO alarmoi çështjen e Kosovës

Shkup, 9 nëntor - Nazmi Maliqi, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ish-zv/ministër i mbrojtjes është një protagonistë që ka dhënë kontribut të madh për Kosovën dhe çlirimin e saj, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si përfaqësues zyrtar i Maqedonisë.

Periudha e aktiviteteve intensive në alarmimin e gjenocidit dhe terrorit serb në Kosovë ka qenë në vitet e 1996 – 1998, kur Maliqi ishte deptutet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si përfaqësues i Delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë, shkruan Ina.

Ai përmes propozim-rezolutave dhe propozim-amendamenteve për nevojën urgjente për prani ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Ai këto veprime dhe propozime i kishte bërë edhe në konferenca ndërkombëtare të Aleancës Veriatlantike, por edhe në Asamblenë e NATO-s, duke lobuar përmes zyrtarëve dhe deputetëve të ndryshëm evropian.

“Serbia në Kosovë po ushtron terror të paparë, andaj bashkësia ndërkombëtare duhet sa më shpejt të ndërhyjë”, kanë qenë fjalët e shpeshta të Maliqit të drejtuara në konferencat dhe mbledhjet e organizuara nga Asamblea e NATO-s.

Maliqi ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë dhe të vlerësuar nga presidenti Ibrahim Rugova, i cili e kishte faleminderuar në konferencat e tij të rregullta të organizuara në Prishtinë.

Janë me qindra dokumente, fjalime, lajme dhe materiale tjera sensibilizuese që Maliqi ka bërë për Kosovën, në periudhën më të rëndë gjatë pushtimit serb. Nazmi Maliqi sot i është përkushtuar jetës akademike duke qenë profesor universitar.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:54 | D.J. | 2,047 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."