SHF “Bajram Shabani” kyçet në rrjetin gazifikues
maqedonia
SHF “Bajram Shabani” kyçet në rrjetin gazifikues

SHF “Bajram Shabani” kyçet në rrjetin gazifikues

Kumanovë, 9 nëntor – Shkolla fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova prej sot filloi te ngrohet me gaz. Organet kompetente vlerësojnë se me ngrohjen me gaz do të përmirësohen kushtet për zhvillim cilësor të arsimit, ndërsa beneficion do të kenë edhe të punësuarit dhe 1.128 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë në shkollë, të vendosur në rajonin qendror të qytetit.

Në lëshimin solemn në përdorim të instalimit, sot mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili theksoi se prioritet i komunës është kyçja në gaz të institucioneve publike në qytet, që kontribuon për zvogëlimin e aerondotjes, e cila gjatë periudhës së dimrit në Kumanovë është në nivel të lartë.

“Gazifikimi i kësaj shkolle u zbatua me bashkëpunim të përbashkët të ndërmarrjes kompetente dhe shkollës. Komuna e ka përkrahur këtë projekt. Ky është objekti i 11-të në Kumanovë nga konsumatorët e mëdhenj që u gazifikua”, deklaroi Dimitrievski.

Drejtori i shkollës, Musfata Ebibi vlerëson se me vendosjen e gazit, shkolla do të kursejë mjete për ngrohje, të cilat paraprakisht i ka ndarë për naftë, e me këtë do të përmirësohet edhe puna e suksesshme e nxënësve dhe të punësuarve. Në shkollën “Bajram Shabani” ka 53 klasa.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:39 | D.J. | 738 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."