ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve

INSIDE vazhdon me misionin e saj për të zbardhur dhe trajtuar temat më të ndishme të shoqërisë, gjegjësishtë temat që është trajtuar në emisionin e fundit e prek secilën qenie humane.

22184938_2015073048770219_2040455914_n.jpg

Shkup, 19 janar - INSIDE vazhdon me misionin e saj për të zbardhur dhe trajtuar temat më të ndishme të shoqërisë, gjegjësishtë temat që është trajtuar në emisionin e fundit  e prek secilën qenie humane.

Kësaj radhe në INSIDE është trajtuar temën e recidivistëve dhe pedofilëve.

Roli institucional e sidomos mos respektimi i ligjeve është një e metë e  madhe shtetërore  e institucionale por në këtë të metë nuk përjashtohen edhe shoqëria civile, si dhe shoqëria në përgjithësi.

Ligji i fundit i sjellur së fundmi për amnesti nuk i ka përfshirë këtë kategori të dënuarve të cilët janë nëpër burgjet e Maqedonisë, mirëpo kjo nuk duhet të nënkutpohet që edhe kësaj grupe të shoqërisë të mos ju jepet ndihma adekuate, gjegjësishtë të trajtohen nga psikologë ose me medikamente, por edhe me fushata vetëdijësimi apo mënyra të tjera më moderne të cilat ekzistojnë në botën e përparuar dhe moderne.

Kushtet e këqija nëpër burgjet e stërngarkuara, dhe mos trajtimi adekuat i kësaj pjese të shoqërisë nënkupton që të njejtët pasi të kryejnë dënimin me burg, gjasat për ta ripërsëritur këtë vepër të rëndë janë të mëdha.

Mbi këto arsye shteti, institicuionet kompetente duhet të luajnë rol tepër të veçanët që edhe këtë pjesë të shoqërisë ta ndihmojnë, e në veçanti të repsektohen ligjet edhe sanksionuese që me ekspert të kësaj fushe të propozohet ndoshta edhe dënim më i ashpër por edhe të njejtëve të ju mundësohet ndihma e nevojshme që nëpërmjet programeve dhe ligjeve të cilat ndoshta duhet të plotësohen që  të njejtët të trajtohen në mënyrë efikase.

Vedije Ratkoceri profesoreshë universitare tregon për mënyrat e masave të cilat mund të shqiptohen në korniza ligjore dhe institucionale ku e njejta tregon që këto masa janë obligative.

Dy të dënuarit e intervistuar eksluzivisht për “INSIDE” thonë se veprën mizore nuk do ta përsërisin më, kurse njëri e ka përsëritur dy herë.

Psikologu Lulzim Murtezani jepë kritika drejt institicuoneve shtetërore, dhe kushtet e rënda në burgje ku mungojnë kushtet elementare, si dhe shpejgon këtë fenomen me një qasje të hollësishme dhe në mënyrë kronologjike.


Më poshtë e keni emisionin e plotë mbi temën në fjalë:

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.01.2018, 14:20  | I.XH | 3,547 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | I.XH | 319 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.