Idrizi me thirrje të fortë: Mblidhni urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare
shqiperia
Idrizi me thirrje të fortë: Mblidhni urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Idrizi me thirrje të fortë: Mblidhni urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Tiranë, 9 nëntor - Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Meta të thërrasë këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi dje në Bularat shteti pushoi së ekzistuari.

“Ne kishim paralajmëruar se me varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do bëhej vend pelegrinazhi. Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë politikën nën tavolinë të politikës shqiptare. Greqia nuk njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe pavarësinë e Kosovës. Dje u gjendëm përballë një shfaqje të turpshme. Ne dëgjuam thirrjet nacionaliste dhe raciste të grekëve në Bularat. Turp dhe për ata deputetë shqiptarë e grekë që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahinë shekullore e Camërisë.

Ngjarje të tilla shqiptarët i kanë parë në vitin 1914, 1940 dhe në vitin 1997 por kurrë ne nuk mund t’i pranojmë t’i shohim të përsëritura në vitin 2018. PDIU dhe shoqata Çamëria kërkon sot me forcë të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm institucionet e sigurisë kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe për çështjen e financimeve greke për një pjesë të mediave dhe bizneseve. I drejtojmë shtetit shqiptar apelin që nëse nuk vendosni autoritetin e shtetit me Kushtetutë, atëherë na e thoni se do e mbrojmë ne vetë shqiptarët”-tha Idrizi.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:24 | Xh.I. | 373 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."