Napoli “rrëmben” Piatekun
sport
Napoli “rrëmben” Piatekun

Napoli “rrëmben” Piatekun

Napoli është duke vazhduar për të siguruar një marrëveshje me Genoan për Krzystof Piatek

Sipas raporteve të mediave italiane, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis konfirmoi muajin e kaluar që ka folur me Griffon për polakun, i cili ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje të Serie A.

Përderisa rekordi i tij i përgjithshëm këtë sezon është 13 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat, por 23 vjePërderisa rekordi i tij i përgjithshëm këtë sezon është 13 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat, por 23 vjeçari nuk ka shënuar qëkurse Ivan Juric zëvendësoi Davide Bellardinin.

Pavarësisht kësaj, calciomercato.com raporton që Napoli ende është duke u përpjekur për ta siguruar një marrëveshje për Piatek.

Genoa e vlerëson sulmuesin rreth 60 milionë euro, por Napoli nuk dëshiron të shpenzoi më shumë se 35 milionë euro, në të cilën marrëveshje do të përfshiheshin para dhe një lojtar, më sa duket Amin Younes.

Bisedime të tjera janë paraparë në javët e ardhshme, por për shërbimet e polakut Napoli është në garë me Juventusin dhe Borussia Dortmundin.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:21 | Xh.I. | 714 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."