Të rinjtë serbë ftohen t’i vizitojnë kazermat e FSK-së
kosova
Të rinjtë serbë ftohen t’i vizitojnë kazermat e FSK-së

Të rinjtë serbë ftohen t’i vizitojnë kazermat e FSK-së

Prishtinë, 9 nëntor - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Fatmir Xhelili, u ka bërë thirrje të rinjve serbë të Kosovës që t’i vizitojnë kazermat e FSK-seë për ta parë nga afër punën në këtë forcë mbrojtëse.

Xhelili i cili është anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, tha gjatë një debati me gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga komuniteti serb se të rinjtë e këtij komuniteti janë të mirëseardhur në FSK.

“Nëse keni dëshirë, ne në Kuvend mund ta organizojmë një vizitë për ju që t’i shihni kazermat e FSK-së. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Xhelili.

Debati po mbahet si pjesë e përpjekjeve të deputetëve për t’ua shpjeguar serbëve të Kosovës iniciativën për tri ligjet e reja të cilat ia rrisin kompetencat e FSK-së. /Kallxo.com

© ZHURNAL 09.11.2018, 11:08 | Xh.I. | 575 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."