Tatimi progresiv është i përshpejtuar dhe masë e pamenduar
maqedonia
Tatimi progresiv është i përshpejtuar dhe masë e pamenduar

Tatimi progresiv është i përshpejtuar dhe masë e pamenduar

Shkup, 9 nëntor - VMRO-DPMNE akuzon se Qeveria e LSDM-së sërish  godet në xhepat e qytetarëve.

“Tatimi progresiv që e imponon pushteti kriminel, ndikon negativisht mbi biznesin dhe hapjen e vendeve të reja të punës, e destimulon zhvillimin dhe do të kontribuojë për evazion të përforcuar tatimor”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Vendosja e tatimit progresiv është edhe goditje mbi të gjithë sipërmarrësit e rinj dhe të talentuar, të cilët përfitojnë nga truri dhe mundi i tyre.

Sipas VMRO-DPMNE-së, se politika e keqe e Tevdovskit dhe e Zaevit të falur dhe se qeveria e LSDM-së nuk punon në interes as të qytetarëve, as të sektorit të biznesit tregon edhe mënyra e sjelljes së tatimit progresiv brenda natës pa konsultime nga ana e sektorit të biznesit, me injorim të plotë të kërkesave të tyre.

VMRO-DPMNE thekson se ditën e parë kur partia e tyre do të udhëheqë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do ta kthejë tatimin e barabartë, i cili është nxitje për investimet e drejtpërdrejta, të cilat  rezultojnë me hapjen e vendeve të reja të punës.

© ZHURNAL 09.11.2018, 11:16 | D.J. | 399 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."