Arifi: Për kushtetueshmërinë e Ligjit për gjuhët vendos Gjykata Kushtetuese
maqedonia
Arifi: Për kushtetueshmërinë e Ligjit për gjuhët vendos Gjykata Kushtetuese

Arifi: Për kushtetueshmërinë e Ligjit për gjuhët vendos Gjykata Kushtetuese

Shkup, 19 Janar - Profesoresha universitare Besa Arifi duke i referuar fjalimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov kur nuk e nënshkroi dekretin për Ligjin për përodrimin e gjuhëve pohon se për kushtetueshmërinë vendos Gjykata Kushtetuese, sipas nenti 110 të Kushtetutës, transmeton Zhurnal.

“Presidenti dhe fakti që ai hyri në argumentimin e arsyeve se pse është i qëndrimit se ligji është antikushtetues, kurse duke u nisur nga funksioni i tij mund të cilësohet se po kryen ndikim mbi punën e Gjykatës Kushtetuese, që është në kundërshtim me Kushtetutën, ku ndarja e pushtetit vlerësohet si vlerë themelore e ( nenti 8 të Kushtetutës” potencon Arifi.

Në fjalimin e Presidentit Ivanov, Arifi nxjerr  pah edhe gjërat kontradiktore.

 

“Fjalia e parë e tij”Në kryerjen e detyërs si president i Republikës së Maqedonisë gjithmon kam  vapruar me përgjegjësi dhe duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe interesat e R.M”. Këtë e tha Ivanov, i cili para dy viteve i publikoi vendimet e turpshme për amnesti ku  u mundua që të suspendon sundimin e së drejtës, tërësisht kundër Kushtetutës, ligjet dhe interesat e Republikës së Maqedonisë ku të njejtat i tërheqi pa pasur të drejtë as që ti sjellë e as ti tërheqë”./DW

© ZHURNAL 19.01.2018, 10:07 | I.XH | 2,357 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."