Kroacia, kundër korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi
kosova
Kroacia, kundër korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi

Kroacia, kundër korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi

Prishtinë, 8 nëntor - Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç, është shprehur se shteti i saj është kundër idesë për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj një vendim i tillë mund të shkaktonte çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

“Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”.

Gjatë një interviste për “Zërin” ambasadorja e shtetit më të ri të Bashkimit Evropian (BE) ka folur edhe për lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen.

Diplomatja kroate në Kosovë thotë se procesi ka kaluar te konsultimet mes shteteve anëtare, duke mos qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët në një të ardhme të afërt do të lëvizin pa viza në BE.

Ajo ka shprehur shqetësimin se shumë investitorë kroatë janë të dekurajuar nga mungesa e transparencës në tenderët publikë në procedurat e prokurimit. “Ndonjëherë edhe pse kompanitë i përmbushin kriteret ndodh që ato përjashtohen nga gara pa shpjegime të qarta”, ka bërë të ditur ambasadorja kroate.

© ZHURNAL 08.11.2018, 09:35 | Xh.I. | 585 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm