“Mudis” pret eskalim të luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës
bota
“Mudis” pret eskalim të luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës

“Mudis” pret eskalim të luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës

Agjencia e rejtingut “Mudis” paralajmëroi se rritja ekonomike globale në dy vitet e ardhshme me siguri do të ngadalësohet, ndërkaq lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës do të eskaloj.

“Presim rritja globale të ngadalësohet në nivel nën tre për qind në vitin 2019 dhe 2020 nga niveli i vlerësuar prej 3,3 për qind vitin e kaluar dhe vitin aktual”, theksohet në raportin më të ri të “Mudis”.

Në të shtohet se tarifat e vendosura paraprakisht ndaj mallit kinez me vlerë prej 200 miliardë dollarësh me siguri do të rritet në 25 për qind në janar të vitit të ardhshëm nga niveli aktual i tyre prej 10 për qind.

“Në të dy vendet marko ndikimi i drejtpërdrejtë në rritje do të mund të zgjidhet. Megjithatë, tensioni aktual me siguri do të zgjerohet mes dy ekonomive më të mëdha në botë, që është e mundur të ketë implikime negative me përmasa të gjëra, të cilat do t’i dëmtojnë investimet”, theksohet në raportin e “Mudis”.

© ZHURNAL 08.11.2018, 23:32 | T.E. | 429 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."