« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
« Analistët » Rruga për në NATO është midis nesh
111_4.jpg

Shkup, 18 janar - Kohët e fundit po bëhen përpjekje serioze  që të zgjidhet kontesti maqedono-grek rreh emrit të Maqedonisë, problem shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë i cili, para së gjithash, është kontest i natyrës politike dhe i cili, sipas të gjitha argumenteve të shfaqura deri sot, nuk ka ndonjë bazë materiale dhe juridike por mbi të gjitha kërkon një zgjidhje politike që do të arrihet mbi baza të kompromisit nga palët në kontest, thonë analist për Zhurnal, duke komentuar përpjekjet intenzive të Shkupit dhe Athinës për të arritur një kompromis rreth këtij konteksti shumë vjeçar.

Analisti politik, Aco Kabranov thotë se kontesti me Athinën është dashur të zgjidhet shumë më herët.

"Kontesti me Athinën është dashur të zgjidhet shumë më herët, unë po them se në këtë drejtim edhe po ngecim për shkak të elitave politike në dy shtetet të cilët duke mos zgjidhur këtë çështje kanë luajtur me emocionet e qytatarëve. Rruga jonë për në NATO është midis nesh, duhet të tregojmë arsye dhe lojalitet ndaj shtetit e jo patriotizëm të rremë, këtë pengesë duhet ta tejkalojmë", thotë për Zhurnal, Aco Kabranov, analist.

Kabranov konsideron se Greqia është edhe në BE edhe në NATO prandaj edhe nuk i shpejtohet, ndërsa Maqedonisë i duhet zgjidhje për ta realizuar qëllimin e integrimit në BE dhe NATO.

"Mendoj se shteti, duke mos e llogaritur presidentin fatkeq Ivanov, e drejtojnë politikanë të guximshëm që njëherë e përgjithmonë të marrë fund kjo çështje dhe të hapërojmë drejt NATO-s dhe BE-s", vlerëson Kabranov. 

Nga ana tjetër, politikologu, Milaim Fetai thekson se kohët e fundit po bëhen përpjekje serioze  që të zgjidhet ky problem shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë i cili, para së gjithash, është kontest i natyrës politike dhe i cili, sipas të gjitha argumenteve të shfaqura deri sot, nuk ka ndonjë bazë materiale dhe juridike por mbi të gjitha kërkon një zgjidhje politike që do të arrihet mbi baza të kompromisit nga palët në kontest.

"Deklaratat e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg  gjatë vizitës në Maqedoni  janë shumë pozitive dhe me porosi konkrete se nuk ka plan B për antarësimin e vendit në NATO, pos zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. ,,Dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtare të reja, do t’ju mbështesim në maksimum”  dhe mundet të interpretohet si porosi se rruga e Maqedonisë për në NATO kalon nëpër Athinë duke aluduar në të drejtën e vetos që ka Greqia në vendimarje në NATO e që mundet ta përdor nëse nuk arrihet zgjidhje e duhur për emrin", theksoi për Zhurnal, Milaim Fetai, politikolog.

Ai vlerësohen se duhet të shkarkohet Ambasadori  Naumovski si negociatori i Maqedonisë i autorizuar për emrin Brengosëse janë deklaratat e negociatorit të autorizuar të Maqedonisë për emrin, Ambasadori  Naumovski, që i tha sot në opinion.  

"Vlerësimet se propozimet e ofruara nga Nimici janë larg zgjidhjes dinjitoze të deklaruara publikishtë i tejkalojn kompetencat e tij dhe  kanë efekt negativ që e dëmtojn procesin. Ambasadori sa më parë duhet të revokohet dhe të emrohet negociator profesionistë i cili në mënyrë konstruktive do ti ndihmojë zgjidhjes së këtij kontesti të ndërlikuar shumëvjeçar ndërshtetror në mes dy shteteve fqinje me rëndësi për stabilitetin e rajonit", vlerëson politikologu Fetai.

Sipas tij, nga deklaratat e politikanëve të dy palëve vërehet se egziston një gatishmëri  për gjetjen e kompromisit por në realitet ende nuk kemi  rezultate konkrete. 

"Gjythashtu edhe deklaratat që i ndëgjuam sot nga i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB që është angazhuar për këtë çështje, z. Nimetz se termi “Maqedoni” është i përfshirë në propozime, dhe se  me ndryshimin e emrit kushtetues nuk do të cenohet identiteti  është një bazë e shëndoshë që jep shpresë për një zgjidhje të mundshme", potencoi Fetai, në deklaratën e tij për Zhurnal. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.01.2018, 23:00  | D.J. | 2,477 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
Sot borë në gjithë vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.