Dimitrov pret negociatat me BE-në të fillojnë në vitin 2019
maqedonia
Dimitrov pret negociatat me BE-në të fillojnë në vitin 2019

Dimitrov pret negociatat me BE-në të fillojnë në vitin 2019

Shkup, 8 nëntor - Në vitin e ardhshëm duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimit e Maqedonisë në BE, thotë ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë për edicionin e sotëm të gazetës Tegespigel, transmeton “Zhurnal”.

"Sa i përket arritjeve tona, duam ta bëjmë të pamundur mungesën e mundshme të konsensusit midis vendeve anëtare të BE për fillimin e negociatave për anëtarësim", tha Dimitrov.

Maqedonia duhej ta marrë ftesën për të filluar negociatat në qershor të këtij viti në samitin e BE, por për shkak të kundërshtimit nga Franca dhe Hollanda, ftesa u shty deri në qershor 2019. Edhe atëherë, edhe vitin e ardhshëm, karta më e madhe mbetet zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë.

Në bisedë, Dimitrov thotë se për vendin e tij "procesi i anëtarësimit në BE është më i rëndësishëm se afati kohor".

“Qëllimi ynë më i lartë nuk është hyrja në BE në vetvete, por ne duam të përdorim procesin e negociatave për t’u evropianizuar” - thotë Dimitrov.

Dimitrov është i bindur se mbështetja e opozitës nuk do të mungojë edhe në votimet e ardhshme parlamentare, kur një shumicë prej dy të tretash do të duhet përsëri të votojë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ndryshojë Kushtetutën.

 

© ZHURNAL 08.11.2018, 21:56 | B.L. | 2,814 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm