Gazetarët ”detyrojnë” Dulen: Flisni shqip, jemi në tokë shqiptare
shqiperia
Gazetarët ”detyrojnë” Dulen: Flisni shqip, jemi në tokë shqiptare

Gazetarët ”detyrojnë” Dulen: Flisni shqip, jemi në tokë shqiptare

Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.

Gazetarët: Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!

Vangjel Dule: “Nga autoritetet policore u njoftuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal është deri në 10 orë. Shpresojmë që së shpejti të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të jenë të gjithë, në normalitetin e tokës së tyre.

Një nga gazetarët e pranishëm: Zoti Dule, keni koment për thirrjet anti-shqiptare që u lëshuan këtu? Jemi në tokë shqiptare?

© ZHURNAL 08.11.2018, 21:37 | T.E. | 2,106 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."