Shqipëria, me ndotje më të lartë në Evropë
shqiperia
Shqipëria, me ndotje më të lartë në Evropë

Shqipëria, me ndotje më të lartë në Evropë

Tre shtete të Ballkanit, Kosova, Serbia dhe Maqedonia kryesojnë në Evropë për nivelin e lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit, në raport me popullsinë

Të dhënat, për vdekjet në vlerë absolute, janë publikuar së fundmi nga Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” dhe janë përpunuar nga Monitor në raport me popullsinë e vendeve përkatëse. Informacioni i referohet vitit 2015. Kosova kishte 3,700 vdekje nga ajri i ndotur, që duke pasur parasysh popullsinë e saj prej vetëm 1.8 milionë banorësh e rendit atë të parën në Evropë, ku ajri i ndotur ka bërë që të humbin jetën 0.2% e popullsisë. Në Serbi, ky tregues është 0.18% (rreth 13 mijë vdekje) dhe në Maqedoni 0.14% e popullsisë (3,000 vdekje), duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Evropë. Shqipëria, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ajri i ndotur, që llogariten në 1400 persona në vit, ose 0.05% e popullsisë, duke u renditur e 29-a në Evropë, nga 37 shtete gjithsej.

© ZHURNAL 08.11.2018, 20:45 | T.E. | 373 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."