ANALIZË Qeveria e ndërpret kompensimin për fëmijën e tretë pasi nuk përmbushet plani për rritje të natalitetit te maqedonasit!
maqedonia
Analizë Qeveria e ndërpret kompensimin për fëmijën e tretë pasi nuk përmbushet plani për rritje të natalitetit te maqedonasit!

Analizë Qeveria e ndërpret kompensimin për fëmijën e tretë pasi nuk përmbushet plani për rritje të natalitetit te maqedonasit!

 

Shkup, 8 nëntor – Do të shfuqizohet vendimi për ndarjen e shtesave financiare për fëmijën e tretë dhe të katërt. Në vend të kësaj shtese do të futet ndihmë e njëherëshme për çdo porsalindur. Analizata e Ministrisë së Punës tregojnë se masa e paraqitur nga qeveria Gruevski nuk ka dhënë efektet e pritura në natalitetin e popullatës. Ministrja Carovska thotë se paratë ishin hedhur sikur në një pus, transmeton “Zhurnal”.

" Për fëmijën e parë do të ndahen nga 5000 denarë, për fëmijën e dytë nga 20.000 dhe për fëmijën e tretë do të ndahen 60.000 denarë. Përveç kësaj qytetarët që kanë rrezik social do të fitojnë të drejtën për të ndihmë për fëmijë dhe ndihmë në shkollim. Këtë ndihmë do ta marrin edhe ata që kanë pagë minimale. Politika për fëmijën e tretë i kushton shtetit çdo vit mbi 2.6 miliardë denarë, por s’ka asnjë rezultat", tha Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Rreth 26.000 familje tani marrin kompensim, nuk do ta humbasin atë dhe do të marrin para nga shteti deri sa t’iu përmbushet e drejta deri në 10 vjet për të tretin dhe 15 vjet për fëmijën e katërt. Kompensim do të marrin dhe ata që presin fëmijë edhe atë 10 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Shtrohet pyetja pse ndodh ky ndryshim me kaq shpejtësi!

Nëse marrim historikun e këtij ligji, propozimi i parë ishte që ligji të aplikohet vetëm në Maqedoninë lindore për shkak se kishte rrënie drastike të natalitetit,por pasi ligji kaloi në Kuvend, gjykata Kushtetuese e konsideroi ligjin si diskriminues dhe antikushtetues për shkak se ishte i padrejtë ndaj pjesës tjetër të Maqedonisë perëndimore dhe veriore ku nataliteti ishte ende në nivel pozitiv.

Studimet kanë treguar se niveli i lindjeve është në rënie dhe jo në rritje. Pra, nëse në vitin 2001 shkalla e rritjes ishte 13.3 përqind, në vitin 2016 është 11.1 përqind.

Por, pas gati dhjetë vite të kaluar, trendin e mbajtjes pozitive të natalitetit e vazhduan shqiptarët, dhe nuk kishte asnjë përmirësim tek pjesa lindore e Maqedonisë, që kryesisht popullohet me maqedonas.

Këto tregues, qeveria  aktuale i ka konsideruar si joefektive ndërsa edhe më keq, ministrja Caroska këto para i ka quajtur s’i të hedhura në pus, duke ofenduar në këtë mënrë të gjitha ata.

Me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili u miratua në vitin 2009, nëna merrte 8,448 denarë ndihmë për fëmijën e tretë për 10 vjet dhe për fëmijën e katërt të lindur, ndihma ishte 11,267 denarë për 15 vjet. Rreth 208 milionë euro janë paguar për fëmijën e tretë dhe të katërt në nëntë vjet. Ndryshimet ligjore pritet që së shpejti të hyjnë në Kuvend.  

 

© ZHURNAL 08.11.2018, 20:44 | B.L. | 4,463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."