ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin e integrimeve

Është iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin e integrimeve, sepse ata deri më tash nuk kanë qenë dhe as nuk janë faktorë të vendosjes, siç është pala tjetër.

aaaa_1.jpg

Shkup, 18 janar - Pjesa dërmuese e shqiptarëve në Maqedoni gjithnjë janë deklaruar si pro-perëndimorë dhe kanë mbështetur proceset euro-integruese në vend, por është një çështje tjetër se sa ata që i përfaqësojnë në pushtet, kanë kapacitet, mundësi dhe hapësirë veprimi për të kontribuuar konkretisht në këtë drejtim. Fitohet përshtypja se funksionarët shqiptarë, që kanë pasur edhe poste kyç në strukturat euro-integruese të vendit, përkundër angazhimit të tyre të sinqertë, pala tjetër i ka trajtuar vetëm si dekor, për të dëshmuar multietnicitetin para syve të ndërkombëtarëve, kështu vlerëson për Zhurnal, analisti Ismail Arsllani, duke folur mbi përfshirjen e politikëbërjes shqiptare në proceset euro-integruese.

"Është krejt tjetër se sa shqiptarët kanë relevancë për të ndikuar dhe vendosur për këto çështje madhore në shtetin e përbashkët. Përfaqësuesit shqiptarë, aq sa jepet në dijeni, nuk paraqesin kurrfarë problemi apo kushtëzimi para ndërkombëtarëve për sa u përket zgjidhjes së problemeve jetike të tyre në këtë vend. Aq sa ka të drejtë Greqia të bëjë kontestime dhe kushtëzime ndaj Maqedonisë për t'u pranuar në NATO dhe për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së, po aq ka të drejtë në radhë të parë edhe Shqipëria, si anëtare e NATO-s, që të veprojë ngjashëm, për të ndihmuar procesin e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni", vlerëson Arsllani.

Sipas tij, është iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin e integrimeve, sepse ata deri më tash nuk kanë qenë dhe as nuk janë faktorë të vendosjes, siç është pala tjetër. 

"Në këtë rast, shqiptarët vetëm që e mbështesin procesin e integrimeve që, ç'është e vërteta, dëshirohet edhe nga vetë ata, por asgjë më shumë se sa kaq, duke lënë mënjanë rastin për kushtëzime që do të mundësonte realizimin e synimeve dhe politikave shqiptare në këtë vend. Sido që të jetë, edhe kështu, me mbështetje të hapur, bëhet një punë e mirë për shqiptarët", nënvizoi Arsllani.

Nga ana tjetër, historiani Arben Llalla thekson se angazhimi i politikanëve shqiptar është simbolik, sa për të thënë jemi edhe ne apo janë edhe këta, pakica shqiptare. Për fatin e Maqedonisë pas vitit 2001 asnjëherë nuk janë pyetur shqiptarët. 

"Prej kaq vitesh nuk ka asnjë këshilltar shqiptar në bisedimet greko-sllavomaqedonase për ndryshimin e emrit Kushtetues. Vërehet se shqiptarët janë spektatorë në politikën e Maqedonisë. Presidenti Ivanov i zgjedhur dy herë me votat e shqiptarëve, edhe pse ka këshilltar shqiptar në kabinetin e tij nuk e nënshtrojë Ligjin për avancimin e gjuhëve të pakicave në Maqedoni, ku bënë pjesë edhe gjuha shqipe", thekson për Zhurnal, Arben Llalla, hitorian. 

Ai potencon se këtu vërehet se jemi spektator, nuk mund të luajmë qoftë edhe ndonjë rol të dorës së dytë në politikën e vendit.

"Sllavo-maqedonasit janë zotër të politikës së Maqedonisë, duam apo sduam, mos të mendojmë me ndjenja patriotike emocionale", potencon Llalla.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.01.2018, 20:30  | D.J. | 3,113 i lexuar

 

 

 

ASH për Zhurnal Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk mund të ofron falje për "27 prillin"

Shkup, 15 tetor - Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në Kuvend u shpreh i gatshëm të fal për ngjarjet e “27 prillit”, edhe përkundër faktit që siç tha ai, kjo ka një çmim dhe ai është i gatshëm ta paguaj atë çmim për të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.

“Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve, tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas neve, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Ana e djathtë e sallës (opozita) ti shtrijë dorën anën së majtë (shumicës) kolegët e anës së majtë ti shtrinë dorën atyre të anës së djathtë. Tani është momenti i shkëlqyeshëm që të falim dhe të pajtohemi. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtimet për ngjarjet që ndodhën më 27 prill”, tha Zaev.

Ndaj këti fjalimi të kryeministrit ku ofroi falje për 27 prillin, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët ku lideri i tyre Ziadin Sela natën e 27 prillit ishte pothuajse i "vdekur" nga sulmet e dhunuesve që hyrën në Kuvend.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal shprehet se Kryeministri nuk mund të jetë mbi institucionet dhe të ofron falje për 27 prillin. Ai thotë se Zaev është kryeministër i vendit e jo mbret i tij.

"Nuk e di kryeministri a ka pasur ndonje hall apo sherr privat apo familjar me 27 prill që po shtron dorën e pajtimit. Nëqoftëse  fjalen e ka për ngjarjet e 27 prillit në kuvend, ai nuk eshte mbi institucionet, mbi drejtsine, është i zgjedhur kryeministër i vendit dhe jo mbret i tij", kanë theksuar për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nga Aleanca për Shqiptarët.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 13:23  | D.J. | 553 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.