ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Bota
Tre vitet e fundit, më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë

“Tashmë është konfirmuar se vitet 2015, 2016 dhe 2017, që janë qartësisht pjesë e tendencës së ngrohjes afatgjatë të shaktuar nga rritja në atmosferë e gazit me efekt serë, janë tre vitet më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, njoftoi Organizata Meteorologjike Botëror

auto_aa-808-600x3381516302417.jpg

Tre vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë dhe ritmi i ngrohjes planetare i konstatura gjatë kësaj periudhe është i jashtëzakonshëm, paralajmëroi sot OKB-ja.

“Tashmë është konfirmuar se vitet 2015, 2016 dhe 2017, që janë qartësisht pjesë e tendencës së ngrohjes afatgjatë të shaktuar nga rritja në atmosferë e gazit me efekt serë, janë tre vitet më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, njoftoi Organizata Meteorologjike Botërore (OMM), një agjenci e OKB-së e specializuar në këtë sektor.

Nën efektin e një Nino (fenomen i njohur për rritjen e temperaturave mesatare botërore që ndodh çdo tre ose shtatë vite), viti 2016 gjendet në krye të listës më 1,2 gradë Celcius më shumë se sa në epokën paraindustriale (OKB-ja përdor periudhën 1880-1900 si referencë për kushtet që i përkasin periudhës paraindustriale), ndërkohë që viti 2017 thyen rekordin si viti më i nxehtë i konstatuar ndonjëherë jo nën efektin e një Nino.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.01.2018, 20:29  | T.E. | 642 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | T.E. | 5.829 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.