Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga presidenti konsensual
maqedonia
Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga presidenti konsensual

Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga presidenti konsensual

Shkup, 8 nëntor - Kreu i integristëve, Ali Ahmeti, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Klan Maqedoni, vlerësoi se Marrëveshja e Prespës është një hap shumë i rëndësishëm për vendin dhe procesi i filluar në këtë drejtim nuk ka kthim pas.

Sipas tij, të gjithë deputetët të cilët votuan për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, votuan me bindje dhe pa pazare.  Ahmeti tha se i gjithë procesi rreth ndryshimeve kushtetuese duhet të rrumbullakohet nga mesi i janarit. Ai është shprehur kundër idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke vlerësuar se ata nuk janë zgjidhje për problemet aktuale, kurse tha se BDI akoma nuk ka hequr dorë nga presidenti konsensual.

“Nuk është zgjidhje organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Ne duam president konsensual”,- theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti u prononcua edhe rreth zhvillimeve partiake pa përjashtuar mundësinë e riformatimit qeveritar.

“Deri më tani nuk ka asgjë, nuk është biseduar, por nuk bëhet kiameti nëse ka bisedime dhe nëse ka dakordësi mes partnerëve të koalicionit”,– u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, duke komentuar formimin e Komisionit për pajtim, theksoi se iniciativa është e kryeministrit, Zoran Zaev.

“Kjo iniciativë u prezantua nga kryeministri në Parlamentin e Maqedonisë, u përkrah nga shumica parlamentare dhe mendoj që është një zgjidhje që të ulen palët të bisedojnë dhe të ndëshkohen fajtorët”, ka thënë Ahmeti.

© ZHURNAL 08.11.2018, 19:52 | T.E. | 9,285 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Ahmeti:  “Arnautët kanë respekt në Turqi”, për Selën - kanë ikur kohat e folklorizmave!
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Burime pran BDI-së për Zhurnal: Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, se Hazbi Lika mund të kalon në partin e tyre, vetëm një ëndërr me sy qel
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat