Policia arreston një person në Shkup, prekte femrat në vende intime
kronika
Policia arreston një person në Shkup, prekte femrat në vende intime

Policia arreston një person në Shkup, prekte femrat në vende intime

Shkup, 8 nëntor - Policia e Çairit ka arrestuar një 20 vjeçar, për shkak të denoncimit se ka shqetësuar disa persona të gjinisë femërore. “Më datë 07.11.2018 në ora 19 e 30 minuta, në Stacionin policor Çair është arrestuar personi А.F.(20) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale lidhur me nenin 186 të Kodit penal.

Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se A.F. gjatë muajit të kaluar në rajonin e Stacionit policor Çair disa herë ka shqetësuar shumë persona të gjinisë femërore, duke i prekur në trup dhe duke iu drejtuar me fjalë vulgare”, njoftoi MPB, duke shtuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

© ZHURNAL 08.11.2018, 19:33 | T.E. | 2,649 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."