Kate Marie Byrnes, ambasadorja e re amerikane në Shkup
maqedonia
Kate Marie Byrnes, ambasadorja e re amerikane në Shkup

Kate Marie Byrnes, ambasadorja e re amerikane në Shkup

Shkup, 8 nëntor – Përmes një postimi në Tuitter, ambasadori aktual amerikan në vend Xhes Bejli ka bërë të ditur se një tjetër diplomate e karierës pritet të zë vendin e tij duke u emëruar kështu ambasadore e SHBA-ve në Maqedoni.

Po kush është Kate Marie Byrnes?

Një diplomate veteran e cila që nga mosha 24 vjeçare i është bashkuar diplomacisë në SHBA dhe shërbimit të jashtëm. Filimisht ajo ka punuar si diplomate në misionin amerikan në OSBE me seli në Vjenë e më pas duke qenë edhe si zëvendës shefe e misionit që nga shtatori i vitit 2014. Më parë Byrnes ka pasur edhe pozita të tjera në Departamentin e Shtetit, Zyra e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, zyra e Nënsekretarit të Shtetit për Çështje Publike dhe Diplomaci Publike dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ajo  më pas shërbeu si Këshilltare për Çështjet Publike në Misionin e SHBA-së në NATO në Bruksel, Belgjikë, nga 2007-2010. Nga 2010-2011 ishte përfaqësuese e Lartë Civile që mbikëqyri qeverisjen dhe zhvillimin në Afganistanin lindor si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë.

Ajo më pas ka përfaqësuar gjithashtu interesat e SHBA-ve si diplomate në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi. Është shtetase e Sarasota, Florida. Ka mbaruar shkencat (Shërbim të Jashtëm) në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe ka një diplomë Master në Menaxhimin e Politikave në Universitetin Georgetown. Ajo është e martuar me kapitenin Larry Scott Gage.

© ZHURNAL 08.11.2018, 17:30 | T.E. | 2,418 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."