« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
NATO-SEP.jpg

Shkup, 18 janar - Vizita e sotme e sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup, ku takoi krerët më të lartë shtetëror.  Para Kuvendit të Maqedonisë  nuk munguan edhe protestat anti-NATO me brohoritje të tyre si “NATO TERRORIST”, NATO FASHIST” si dhe të tjera.

Protestuesit sipas raportimit të gazetarit të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, ishin të organizuar nga partia “E majta” dhe Filip Petrovski ku ky i fundit njihet si nacionalist me qëndrime të tija antishqiptare dhe përkrahës i fuqishëm i organizatës “Tvërdokorni”.

Mirëpo shtrohet pyetja se kush i ka nxitur aq fuqishëm këta persona që të  brohorisin kundër ogranizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO. NATO njihet si një organizatë paqëruajtëse dhe paqedashëse, ku vendet anëtare në këtë aleancë përfitojnë siguri, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.
Jo çdo shtet e ka atë nderë të pret një përfaqësues të lartë të NATO-së. Këtë nder sot e kishte Maqedonia, por për protestuesit kjo nuk vlente, sepse sipas tyre Maqedonia më mirë është që të merr drejtim kah Rusia se sa drejt integrimeve euroatlantike, aty ku Maqedonia do të bëhej shtet me stabilitet politik dhe ekonomik.

Që të mos ndodhte protesta e sotme, shumica nga opinionistët kanë theksuar se Qeveria, gjegjësisht sekretariati për euro-integrime të cilët shumë pak u kanë kushtuar vëmendje që me programe të ndryshme të vije deri tek ngritja e vetëdijes tek qytetarët për të kuptuar misionin paqeruajtës të NATO-s dhe se rrugë të vetme për Maqedoninë përveç NATO-s nuk ka.

A duhet zv.Kryeministri Bujar Osmani të punoj në drejtimin e ngritjes së vetëdijes tek qytetarët me një kampanjë në gjithë territorin e Maqedonisë ku do të shpaloste të mirat që do vinë për Maqedoninë poqëse shteti jonë do antarësohet së shpejti në këtë Aleancë, që të zhduket mendësia pro-rusiane.  Osmani edhe nga takimet që po zhvillon me krerët e shtetëve në rajon, mori porosi të qarta që shteti i Maqedonisë duhet të punoj pandërprerë që të arrinë vlerat europiane, se pa këto vlera Maqedonia shkon drejt shpërbërjes.

Osmani duhet të merrë shembull nga shtetet fqinje se si ata me fushata të ndryshme vetëdisojnë qytetarët dhe për vlerat europiane. Nëse do të punoheshte në këtë drejtim, sot para Kuvendit të Maqedonisë nuk do të ndodhte protesta anti-NATO që nuk ishte një pasqyrë e mirë para sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.01.2018, 16:05  | B.M. | 6,618 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.