Çdo i dyti në Maqedoni nuk beson në media të pavarura!?
maqedonia
Çdo i dyti në Maqedoni nuk beson në media të pavarura!?

Çdo i dyti në Maqedoni nuk beson në media të pavarura!?

Shkup, 8 nëntor - Çdo i dyti në Maqedoni, gjegjësisht 50.4%, konsideron se mediat në Maqedoni janë të varura, ndërsa 15% thonë se mediat në vend janë të pavarura, tregojnë rezultatet e sondazhit të opinionit publik “Perceptimet e qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”, zbatuar nga “Ipsos Maqedoni”, porositur nga Programi mediatik në Evropën Jug-lindore në Fondacionin “Konrad Adenauer”.

Në pyetjen se besim keni te gazetarët, varësisht nga kategoria e moshës së të anketuarve, përqindja varion  nga 38 deri në 40% të cilët thonë se kanë pak besim ose nuk u besojnë gazetarëve fare. Vetëm 14% e të anketuarve kanë besim të madh në punën e gazetarëve.

Qytetarët e Maqedonisë më së shumti informohen nga televizioni me 71%, në vendin e dytë janë rrjetet sociale me 46.9%, nga web faqet e institucioneve publike me 12.4, nga radioja me 12%, përderisa mediat e shtypura janë në fund me vetëm 8.7%.

Gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 51.2% janë përgjigjur se më së shumti i besojnë televizionit si mediua, pa përgjigje janë 28.1 e të anketuarve, në rrjetet sociale ju besojnë 17.7%, në web faqe të institucineve me 7%.

Edhe pse televizioni gëzon besim të madh, 39% e qytetarëve të anketuar thonë se lajmet e rreme dhe dezinforemacionet përçohen përmes televizionit, përderisa ky mendim është edhe më i madh kur bëhet fjalë për rrjetet sociale apo 44%.

Aspekti tjetër i hetimit është besimi në shtetet tjera dhe organizatave ndërkombëtare, ku 44% e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim te BE-ja, përderisa 30% janë përgjigjur se kanë besim më të vogël. NATO-s, sipas këtij sondazhi i besojnë 41% e të anketuarve. Sondazhi ka përfshirë 1.033 persona.

© ZHURNAL 08.11.2018, 16:02 | D.J. | 914 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."