Ronaldo përsëri jashtë skuadrës të Portugalisë
sport
Ronaldo përsëri jashtë skuadrës të Portugalisë

Ronaldo përsëri jashtë skuadrës të Portugalisë

Përkundër raportimeve se Cristiano Ronaldo mund të jetë pjesë e skuadrës së Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e radhës, ai nuk është përfshirë në listën që u publikua sot nga trajneri Fernando Santos.

Portugalia do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, që të dyja në kuadër të Ligës së Kombeve. Portugezët do të përballet me Italinë për ndeshjen e parë, ndërsa vetëm tre ditë më vonë do ta presin në shtëpi Poloninë, transmeton Gazeta Express.

Italianët duhet ta fitojnë ndeshjen ndaj skuadrës së Fernando Santosit nëse duan që të vazhdojnë deri në play-offs të këtij turneu. Për këtë ndeshje në fillim spekulohej se ylli i Juventusit do të kthehet në Kombëtare.

Megjithatë, Santosi e publikoi sot listën e lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje dhe Ronaldo nuk ishte pjesë e saj, për dallim nga bashkëlojtari i tij në Juventus, Joao Cancelo.

Skuadra e Portugalisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Polonisë:

Portierët: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos;

Mbrojtësit: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro;

Mesfushorët: André Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, William Carvalho;

Sulmuesit: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Rafa, André Silva, Eder.

© ZHURNAL 08.11.2018, 15:06 | Xh.I. | 437 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."