Ceferin pa rivalë në garën për president të UEFA-s
sport
Ceferin pa rivalë në garën për president të UEFA-s

Ceferin pa rivalë në garën për president të UEFA-s

UEFA ka bërë të ditur se asnjë person nuk do ta sfidojë presidentin aktual të këtij organi qeverisës së futbollit në Evropë, Aleksander Ceferinin, në zgjedhjet e ardhshme për pozitën e presidentit.

Ceferini do të vazhdojë të jetë presidenti i UEFA-s edhe për një mandat tjetër pasi që tanimë është bërë e ditur se askush tjetër nuk ka dashur të konkurrojë për këtë pozitë në zgjedhjet që do të mbahen në shkurt të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Ceferini e mban detyrën e presidentit të UEFA-s tash e dytë vite, pasi që në vitin 2016, ai e zëvendësoi ish-presidentit Michel Platini. Në gusht, slloveni u nominua për edhe një mandat tjetër katërvjeçar.

Zgjedhjet do të mbahen në Romë më 7 shkurt, por tani këto zgjedhje do të jenë vetëm si formalitet pasi që Ceferini do të jetë i vetmi kandidat. Në këtë kohë do të zgjidhet edhe pozita e zëvendës presidentit të FIFA-s, si dhe anëtarët e Këshillit të FIFA-s.

UEFA ka qenë e përfshirë në disa skandale gjatë kohës së fundit, pasi kanë filluar të publikohen artikujt Football Leaks në gazetën gjermane Der Spiegel, ku ky organ akuzohet se kishte bashkëpunuar me Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin për të mos i dënuar këto dy klube pas shkeljes së rregullave të transferimit.

© ZHURNAL 08.11.2018, 15:05 | Xh.I. | 263 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."