Rrahja e motrës medicinale, reagon Filipçe
maqedonia
Rrahja e motrës medicinale, reagon Filipçe

Rrahja e motrës medicinale, reagon Filipçe

Shkup, 8 nëntor - Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka dënuar ashpër incidentin e ditës së sotme ku në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe shërim intenziv (Karill) një familjar i një pacientë i cili ka ndërruar jetë, ka sulmuar fizikisht motrën medicinale.

Kam pasur një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm dhe gjatë ditës së sotme ose nesër do të shqyrtojmë të gjitha alternativat që janë në dispozicion për të rritur sigurinë këtu në kampus dhe në vendet kritike të klinikave, mendoj, mbi të gjitha për Qendrën e Emergjencave dhe në vendet ku gjatë orëve të natës ka frekuencën më të lartë të pacientëve. Nuk mund të ndalohen vizitat. Mendoj se është më e përshtatshme qëpër sigurinë të kujdesen anëtarë të MPB-së”- tha ministri Filipçe.

© ZHURNAL 08.11.2018, 15:36 | Xh.I. | 1,564 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."