Surface Book 2 del në treg
teknologji
Surface Book 2 del në treg

Surface Book 2 del në treg

Microsoft ka njoftuar se laptopi Surface Book 2 do të jetë së shpejti në dispozicion në tregjet ekzistuese Surface në mbarë botën. Para-porositë fillojnë sot, transmetojnë KosovaPress.

Surface Book 2 u lëshua fillimisht në nëntor, por ishte në dispozicion vetëm në disa vende. Microsoft lëshoi dy modele (13 inç dhe 15 inç), nga të cilat modeli më i madh ishte i disponueshëm vetëm në SHBA.Kur është fjala për harduerin, Surface Book 2 ka gjeneratën e tetë të procesorëve Intel Core, Nvidia GeForce GTX 1050 dhe 1060 karta grafike (modeli 13-inch nuk ka opsionin GTX 1060). Kompjuteri mund të punojë deri në 17 orë me një mbushje, duke ofruar multi-mode me 360 shkallë dhe punon bukur me Surface Pen dhe Surface Dial, transmeton KosovaPress.

© ZHURNAL 18.01.2018, 15:11 | Z.H. | 912 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."