Ramosi kërkon falje për ndërhyrjen e tmerrshme: Ishte një aksident
sport
Ramosi kërkon falje për ndërhyrjen e tmerrshme: Ishte një aksident

Ramosi kërkon falje për ndërhyrjen e tmerrshme: Ishte një aksident

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka kërkuar falje për ndërhyrjen që ia bëri lojtarin të Viktoria Plzenit, Milan Havelit, mbrëmë gjatë ndeshjes duke thënë se ai ishte vetëm një aksident.

32-vjeçar e kishte goditur bërryl në fytyrë Milan Havelin, i cili kishte rënë menjëherë në tokë duke e mbajtur fytyrën e tij, dhe tani raportohet se ai ishte dërguar menjëherë në spital për shkak se dyshohet që e ka thyer hundën, transmeton Gazeta Express.

Përderisa lojtarët e tjerë dhe gjyqtari u mblodhën rreth Havelit, shkalla e lëndimit të këtij të fundit ishte e dukshme kur atij filloi t’i rrjedhë gjaku nga hunda dhe përmes duarve.

“Nuk ishte e qëllimte, larg kësaj. Unë kurrë nuk e kam qëllim ta lëndoj një koleg timin. Dëshiroja të flisja me të pas ndeshjes, por ai nuk ishte këtu, kështu që vetëm ia dërgova një mesazh”, ka shkruar Ramosi në Twitter.

“Unë kurrë nuk kam bërë diçka për ta lënduar një futbollist tjetër. Unë nuk do t’i përgjigjem kritikave të persona të tjerë pasi që për fat të mirë unë flas në fushë”.

Ramosi e merr vëmendjen e mediave shpeshherë për ndërhyrje të tillë. Ndërhyrja që ka bërë më së shumti jehonë gjatë kohës së fundit ishte ndërhyrja ndaj Mohamed Salahut të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

© ZHURNAL 08.11.2018, 13:04 | Xh.I. | 547 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."