Incidenti në Kaliforni, 12 të vdekur
bota
Incidenti në Kaliforni, 12 të vdekur

Incidenti në Kaliforni, 12 të vdekur

Një person i armatosur ka vrarë 12 persona duke hapur zjarr në një bar-diskotekë, dje në mbrëmje në jug të Kalifornisë, gjatë një feste studentësh, njoftoi në një konferencë për shtyp sherifi i kontesë së Venturas, Xhioff Diin.

Sipas sherifit, 11 nga të vdekurit ishin në bar, ndërsa i dymbëdhjeti ishte një polic që ndërhyri në vendngjarje.

”Në këtë ngjarje ka mbetur i vdekur edhe vetë atentatori”, njoftoi sherifi i zonës duke mos e numëruar atë mes viktimave.

© ZHURNAL 08.11.2018, 13:10 | Xh.I. | 345 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."