"OPINION" "Pionët" e BDI-së që tentojnë të degradojnë Hazbi Likën, një ditë do të dalin në shesh!
maqedonia
"OPINION" "Pionët" e BDI-së që tentojnë të degradojnë Hazbi Likën, një ditë do të dalin në shesh!

"OPINION" "Pionët" e BDI-së që tentojnë të degradojnë Hazbi Likën, një ditë do të dalin në shesh!

Shkruan: Bexhet Musliu
Drejtor i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal

Komandat "Qela" i ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), aktualisht zëvëndës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika, është figura politike e partisë që doli nga lufta, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i cili asnjehërë nuk ka shkelur mbi vlerat e shenjta të luftës dhe emblemës së UÇK-së. Me kontributin dhe meritat e tij fitojë zemrat dhe besimin jo vetëm të kreut të BDi-së dhe anëtarësis së kësaj partie por edhe të shumë shqiptarëve tjerë pavarëisht bindjeve të tyre politike dhe ideologjike.

Edhe pse ata që e njohin nga afër, por edhe ata që nuk e njohin fare kanë krijuar bindejn se Lika asnjëherë që nga përfundimi i luftës nuk ka pretenduar për ndonjë post në ekzekutiv për arsye se ka qenë i lidhur emocionalisht me shokët e luftës dhe për këtë ka bërë një mision tjetër për tu dalë në ndihmë atyre.

Por ama, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i bindur në meritat dhe vlerat e Hazbi Likës si në luftë ashtu edhe tani në paqë, në konjukturën aktuale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i besoi postin e zëvendës kryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit dhe sistem politik, post ky që në mënyrë direkt lidhet me luftën e viti 2001.

Nga ana tjetër, ndër vite në Maqedoni kush ka bartur postin e zv/kryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit është konsideruar edhe si kryeministër për shqiptarët e Maqedonisë. Por, Lika si një personalitet me vyrtyte të larta kombëtare dhe njërëzore, në momentin që ju besua posti i zv/kryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, që në momentin kur është propozuar për këtë post i ka kërkuar kryetarit Ali Ahmeti që të mos pengohet nga partia në punën e tij, me qëllim që të ofrojë një qeverisje ndryshe të BDI-së me kuadro të ri dhe të aftë për të bërë ndryshime dhe punë të mira për shqiptarët.

Zatën në ato momente duke u thirrur në burime partiake Zhurnal patë shkruar për një takim Ahmeti-Lika ku është diskutuar kjo çështje.

Edhe pse sipas burimeve partiake gjithçka ka qenë e dakorduar, në momentin që BDI propozon disa ministra të cilët në opinion njihen të koruptuar, nis të thyet ky "betim" i dakorduar, pasi që disa të propozuar, sipas burimeve brenda partiake, nuk kanë qenë në kombinatorikën e Likës për freski, ndryshime dhe një Qeverisje ndryshe të BDI-së.

Në momentin që kryeministri Zoran Zaev emëron për këshilltar ish-zv/kryeministrin e BDI-së, Fatmir Besimi fillon të mbushet kupa, për arsye se siç rrëfehet për Zhurnal njëri nga burimet brenda partike pranë BDI-së, ka qenë një "truk" i kryeministrit dhe liderit të BDI-së që ky i fundit të jetë linku midis kryeministrit dhe kreut të BDI-së, Ahmeti. Nga këtu sipas burimeve të Zhurnal ëhstë punuar edhe një strategji e re për degradimin e punës së zv/kryeministrit Lika.

Qershia mbi tortë ishte momenti i emrimit të drejtorëve nëpër institucione shtetërore nga ana e BDI-së, për arsye se nga strukturat partiake ishte caktuar një komision kadrovik me në krye zv/kryeministrin Lika që të bëhë përzgjedhjen e kandidatëve të propozuar, por ama ende pa filluar me punë ky komision dhe pa 'aminin' e zv/kryeministrit Lika në listë ishin futur edhe ca emra të përzgjedhur nga selia "blu" por jo edhe të propozuar nga degët partiake.

E, Lika si njëri i dalë nga lufta, me shpirtin e një luftaraki, i revoltuar nga kjo politik "lajkatare" e partisë së tij që ti merren kompetencat dhe të mbetet vetëm se një figur margjinale në pushtet, filloi rebelimin e tij. Me sa duket mbështetjen dhe respektin që ka Lika në BDI i ka bërë më të kujdeshsëm krerët e kësaj force politke që të jenë më të kujdeshëm në veprimin e tyre, për arsye se nga ndodhitë në të kaluarën në këtë parti kemi pari se si kanë përfunduar ato që kanë ngritur zërin për të bërë partinë parti e jo "samoposllug".

Edhe përkundër shumë sulmeve brenda partiake të cilat po tentojnë që ta paraqesin Likën si "dështak" ai po rreziston dhe po tregonë aftësinë e tij duke mos ju përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Ai zgjodhi heshtjen për tu treguar se "heshtja vretë më shumë se fjala", për tu treguar se ai nuk ka hyrë në BDI për qëllime të përkohshme por për jetësimin e idelait të UÇK-së, barazi Kushtetuese, Institucionale dhe ekonomike për shqiptarët e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit, mbrëmjen e së mërkurës në TV Klan, midis tjerash tha se nuk ka njohuri për rikonstruim të Qeverisë. Nëse është kështu siç thotë Ali Ahmeti, atëher kush po luan me zjarr!? Kush po liferon lajme dhe informacione se Ali Ahmeti do ta shkarkon Hazbi Likën!? A thua ata që nuk e duan reformimin e BDI-së? Apo ato që Likën e shohin si figurën më të ngritur kombëtare ndër shqiptare.

Lika, për meritat e veta kombëtare gëzon respektin jo vetëm midis shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe të komandat të shquar dhe të rëndësishëm të Kosovës të cilët janë pjesë edhe e procesve politike atje. Kontributi kombëtar i Likës që nga lufta e Kosovës e këndej e bënë atë figurën më të respektuar ndërshqiptare. Sakrifica e tij dhe familjes së tij mbajnë vulën e Marrëveshjes së Ohrit, gërmat e saj janë shkruar edhe me gjakun e familjes Lika.

Duke u nisur nga këtu është shumë e ulët dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe morale që të tentohet të njëlloset një njeri me bagazh të madh kombëtar për paaftësi në Qeverisje. Gabim ky që mund ti kushtojë shumë shtrejtë vet BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Por, cili është motivi që ai të jetë cak i këtyre sulmeve? Me sa duket vendosmëria e tij që të mos jetë funksionarë i korruptuar, se një gjë është kështu e dijnë edhe zogjët e malit dhe se ai nuk dëshiron të njëllos "namin" e tij për një tender që mund të gëzonte egon e dikujt në partijnë e tij. Andaj edhe porositësit e shkrimeve tendencioze janë ngritur në këmëbë!

Lika njihet ndërshqiptarët i cili për gjatë gjthë angazhimit të tij politik nuk mund të akuzohet për asnjë vepër korruptive, ndërsa duke u bazuar në rezistencën dhe të kaluarën e tij shqiptarët me besimin në të shpresojnë se do ua jep "shqelmin" përfundmisht të gjithë "pionëve" në BDI, që partin e shohin si një "lopë" nga e cila vetëm se mund të "mjelin" vetëm ato, por jo edhe populli.

Pra, nëse si dy burra Ahmeti dhe Lika në fillim të Qevrisjes me Zaevin janë marrë vesh që punët të shkojnë mbarë sipas një "basme" të "arrnuar", ateherë do jetë shumë korrekt që z.Ahmeti të lë të bëjë detyrën ashtu si e ka projektuar vet z.Lika dhe në fund të konkludohet se e ka apo jo mirë. Për të arritur deri te kjo, z.Ahmeti duhet të tërheq një hap prapa të gjithë pionët që po tentojnë të largojnë Likën nga pushteti.

Në historit e qeverisjeve të shumë shteteve të ndryshme, funksionarët partiak shkarkohen për shkak të veprave korruptive. Kur jemi te korupsioni dhe mallverzimi, z.Ahmeti është pikërisht ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili që nga marrja e mandatit si ministër ka qenë cak i opinionit, për mallverzime të shumta financirare  dhe nepotizëm.

Duke u bazuarë në përvojat e botës demokratike është e udhëz që të shkarkoni nga detyra këtë ministër dështak dhe të "korruptuar" dhe nga këtu të fillon edhe procesi i një epoke të re për selin "blu".

© ZHURNAL 08.11.2018, 12:27 | B.M. | 42,001 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."