Lëndohet rëndë një çiklist në Shkup
kronika
Lëndohet rëndë një çiklist në Shkup

Lëndohet rëndë një çiklist në Shkup

Shkup, 8 nëntor - Më 07.11.2018 rreth orës 07:30 në udhëkryqin nga “Partizanski Odredi” dhe rrugën “Nikolla Teslla” në Shkup, automobili “Opel Corsa” me tabela të Shkupit dhe drejtuar nga J.J (56) nga Shkupi, ka goditur çiklistin I.S (28) nga fshati Vollkovë.

Pas goditjes, çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori” ku i është dhënë ndihma mjekësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup.

© ZHURNAL 08.11.2018, 12:26 | Xh.I. | 376 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."