Zjarr në një banesë në Veles, pronarja është dërguar në spital
kronika
Zjarr në një banesë në Veles, pronarja është dërguar në spital

Zjarr në një banesë në Veles, pronarja është dërguar në spital

Veles, 8 nëntor – Zëdhënësi i SPB-së Veles Verolub Dodevski informon se dje rreth orës 12:30 në rrugën “Gjorgji Vojteh” në Veles në banesën pronësi e K.M.(77) është shkaktuar zjarr në njërën nga dhomat me ç’rast janë djegur mobiljet.

“Nga ana e NJTKZ zjarri është lokalizuar rreth orës 13:30. Pronarja e banesës është dërguar në ISHP Spitalin e përgjithshëm-Veles ku është mbajtur për shërim”, sqaroi sot Dodevski.

© ZHURNAL 08.11.2018, 11:41 | Xh.I. | 348 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."