Scholes sulmon Mourinhon: Fito ndonjëherë me klas
sport
Scholes sulmon Mourinhon: Fito ndonjëherë me klas

Scholes sulmon Mourinhon: Fito ndonjëherë me klas

Gjestet e bëra të Jose Mourinhos mbrëmë në Torino pas fitores 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve i ka komentuar legjenda e Manchester Unitedin, Paul Scholes, ku ka thënë se ai duhet të tregojë klas në fitore.

Pas fitores, Mourinho u drejtua nga tifozët e Juventusit dhe kërkonte më shumë zhurmë nga ta.

 “Duhet të fitosh dhe të kesh më shumë klas”, tha Scholes për gjestin e Mourinhos.

“Nuk mendoj se ka nevojë për këtë. Thjesht duartrokiti tifozët, dhe përshëndete trajnerin e skuadrës kundërshtare”.

“Është e panevojshme por ai është kështu”.

Me këtë fitore Unitedi është ngritur në kuotën e shtatë pikëve në Grupin H, dy më pak se Juventusi në vendin e parë, dhe dy më shumë se Valenica në të tretin, kurse Young Boys ka vetëm një pikë në fund të renditjes.

© ZHURNAL 08.11.2018, 11:03 | Xh.I. | 3,480 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm