Bekteshi, i pari në “top listën” e ministrave që do të shkarkohen
maqedonia
Bekteshi, i pari në “top listën” e ministrave që do të shkarkohen

Bekteshi, i pari në “top listën” e ministrave që do të shkarkohen

Shkup, 7 nëntor – Siç njofton Alsat-M ministri aktual i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është renditur në top listën e ministrave të cilët pritet të shkarkohen në rikonstruimin e dytë të qeverisë. Si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme Bekteshi konsiderohet si ministri më i padëshiruar në qeveri dhe ministri që më së shumti e ka dëmtuar imazhin e qverisë Zaev.

Bekteshi muaj më parë dështoi të realizojë projektin prej 85 milionë euro për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica.

Akuza nga opozita për qeverisje të dobët ka edhe zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministri i financave Tevdovski.

© ZHURNAL 07.11.2018, 23:15 | B.L. | 12,950 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."