« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Për vitin e Skënderbeut, Haradinaj i dhuron pullë postare Talat Xhaferit
talat-xhaferi-ramush-haradinaj.jpg

Prishtinë, 17 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj theksoi se Viti i Skënderbeut është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ai e vlerësoi me rëndësi emetimin e pullave postare me figurën e Skënderbeut, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në takimin e përbashkët të kryeministrit Haradinaj me kryetarin Xhaferi u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për thellimin e marrëdhënieve posaçërisht në fushën e ekonomisë me qëllim të rritjes së mirëqenies për qytetarët e dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj përshëndeti miratimin e Ligjit nga Parlamenti i Maqedonisë për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili do të avancojë dhe promovojë raportet ndërmjet qytetarëve në Maqedoni.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Kryeministri Haradinaj i dhuroi kryetari Xhaferi plaketën e pullës postare të Postës së Kosovës, që është krijuar për nderë të Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 21:14  | T.E. | 1,668 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.