ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Burri e gruaja nga Maqedonia mashtrojnë entin social në Zvicër për 300 mijë franga
tuzr.jpg

Bern, 17 janar - Një çift bashkëshortësh nga Maqedonia, që nga e mërkura do të përgjigjet para Gjykatës rajonale në Biel të Zvicrës, për shkak të mashtrimit të shfrytëzimit të ndihmave sociale. Që të dy akuzohen se nuk e kanë deklaruar shumën prej 280.000 frangash të të ardhurave.

Sikurse 56-vjeçari, ashtu edhe bashkëshortja e tij 53-vjeçare, kanë refuzuar të flasin gjatë marrjes në pyetje. Akuza ata i rëndon për mashtrimm profesional. Në tetor të vitit 2005, çifti bashkëshortor ka parashtruar kërkesë për shfrytëzim të ndihmave sociale, në repartin social të Qytetit të Bielit.

Me këtë rast, burri ka deklaruar se është në kërkim të vendit të punës, edhe pse që nga muaji dhjetor ka qenë i punësuar, shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Sipas akuzës, tek autoritetet përkatëse gjithnjë ka sjellë vërtetime se është në kërkim të punës, shumicën e të cilave i kishte përpiluar personalisht. Në të vërtetë, ai ka punuar dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat.

Në vitin 2005 dhe në periudhën 2008-2012, që të dy kanë marrë ndihma sociale në një shumë prej rreth 244’000 Franken, që çiftit bashkëshortor mesatarisht në muaj i kanë ardhur edhe nga 4.100 franga zvicerane. Qyteti i Bielit është paditësi privat në këtë rast dhe kërkon kompensim me interes prej 295.000 frangave dëm që i është shkaktuar.

Gjatë të mërkurës, Gjykata rajonale e Bielit i ka intervistuar si dëshmitarë përfaqësuesit e Enti zviceran të punësimit dhe punëtorët socialë të Qytetit të Bielit. Shqiptimi i vendimit pritet të shpallet gjatë ditës së premte. (Shtegu.com)

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 20:09  | T.E. | 8,463 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<