ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Xhaferi: Ligji për Gjuhët do të kthehet në Kuvend, sugjerimet e Ivanovit do të shqyrtohen

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Gjeorge Ivanov për të mos miratuar ligjin për Gjuhën Shqipe.

talat_2.jpg

Shkup, 17 janar - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Gjeorge Ivanov për të mos miratuar ligjin për Gjuhën Shqipe.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Xhaferri pohoi se ligji për Gjuhën Shqipe do kthehet në Kuvend, ndërsa shtoi se sugjerimet e Ivanov do të shqyrtohen. Mes të tjerash ai theksi se votat për këtë projektligj mund të shtohen edhe më shumë.

“Ligji për gjuhët do të rikthehet në Kuvend dhe do të shqyrtoj sugjerimet e Ivanov. Votat mund edhe të shtohen pasi një pjesë e deputetët nuk kanë qenë prezentë në seancë plenare”, tha Xhaferri.

Presidenti Gjorge Ivanov theksoi se ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Sipas tij, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” -tha Ivanov.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 20:55  | D.J. | 3,609 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.718 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.